☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,756 ▼0.38%
DOW 53,489 ▼0.45%
NASDAQ 26,665 ▼0.24%
NAFTA 84.20 ▲2.18%
ARI 4,458 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,450 ▲ +2.07% ETH $1,911 ▲ +1.33% XRP $1.0020 ▲ +0.25% SOL $75.9100 ▲ +0.97%
S&P 500 7,756 ▼0.38 % DOW 53,489 ▼0.45 % NASDAQ 26,665 ▼0.24 % NAFTA 84.20 ▲2.18 % ARI 4,458 ▲0.46 % S&P 500 7,756 ▼0.38 % DOW 53,489 ▼0.45 % NASDAQ 26,665 ▼0.24 % NAFTA 84.20 ▲2.18 % ARI 4,458 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht do të publikojë të dhënat për epideminë nga uji në Gostivar

Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa zyrtarisht uji është i pijshëm që nga dita e premte. Paralelisht me këtë, spitali ka përfunduar të gjitha procedurat e dezinfektimit dhe po pret konfirmimin përfundimtar nga Ministria e Shëndetësisë për të hapur sallat operative.

Në 24 orët e fundit, numri i pacientëve me simptoma helmimi apo shqetësime të ngjashme ka pësuar rënie të dukshme. Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk ka pasur raste të reja me komplikime apo hospitalizime të rënda.

Sa i përket sallave të operacionit, në spital është kryer dezinfektimi i plotë horizontal dhe vertikal. Të gjitha mostrat janë marrë dhe aktualisht po pritet vetëm konfirmimi nga Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për të rinisur ndërhyrjet kirurgjikale.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se Ministria nuk do t’i publikojë rezultatet nga analizat e ujit në Gostivar, meqë ato janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Qytetit të Gostivarit. Megjithatë, ministri njoftoi se Ministria do t’i publikojë më 20 gusht të gjitha të dhënat për epideminë.

Se NPK „Komunalec“ ka pasur kontratë me Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar u konfirmua ditë më parë nga Qendra për Shëndet dhe Komuna e Gostivarit. Se pse nuk u dha alarmi më parë që uji në Gostivar nuk është i pijshëm, tashmë është duke e hetuar Prokuroria, pasi në bazë të kontratës Qendra për Shëndet Publik është dashur të bëjë analiza dy herë në javë.

Pompat u vendosën më 25 qershor, ku edhe dyshohet se u helmua uji në Gostivar, ndërsa pacientët e parë shfaqën simptoma më 14 korrik, ose rreth 20 ditë më pas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.