🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.23 ▲0.8%
ARI 3,924 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.43% ETH $2,286 ▼ -0.02% XRP $1.2876 ▲ +2.98% SOL $93.2400 ▼ -0.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj emërimit të ish-ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov, në pozitën e koordinatorit nacional për kulturë, duke vlerësuar se ky veprim dëshmon peshën reale që, sipas tyre, e ka koalicioni VLEN brenda Qeverisë.

Në reagimin e BDI-së, theksohet se pas rikonstruimit qeveritar, Ministria e Kulturës iu besua përfaqësuesve të VLEN-it, por sipas BDI-së, drejtimi real i politikave kulturore vazhdon të mbetet nën kontrollin e OBRM-PDUKM-së.

“Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht VLEN-i brenda Qeverisë. Pas rikonstruimit, Ministria e Kulturës iu dorëzua atyre, ndërsa sot drejtimi politik i këtij sektori iu kthye Ljutkovit përmes një funksioni të krijuar në Qeveri”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI vlerësojnë se, megjithëse VLEN mban postin e ministrit dhe emëron bashkëpunëtorët e tij në sektorin e kulturës, vendimmarrja kryesore dhe prioritetet strategjike vazhdojnë të përcaktohen nga partneri më i madh qeveritar.

“Ministria për VLEN-in, kultura për Ljutkovin”, theksojnë nga BDI, duke shtuar se ky është, sipas tyre, “poshtërimi i radhës” që pranohet në heshtje nga partnerët shqiptarë në Qeveri.

BDI konsideron se emërimi i Ljutkovit dëshmon se kontrolli mbi politikat kulturore mbetet në duart e OBRM-PDUKM-së, pavarësisht ndryshimeve kadrovike të bëra pas rikonstruimit të kabinetit qeveritar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.