Ministria Ekonomi: Nuk dimë të bëimë llogaritjen e turizmit dhe efektet në ekonomi
Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, z. Tabel Rifai, me te cilin kane shkembyer disa ide rreth zhvillimit te sotem ekonomik te shqiperise dhe vecanerisht zhvillimit te turizmit.
Zoti Rifai i ka siguar mbeshtetjen per te bere ndergjegjesim ne rang global te perpjekjes qe po ben Shqiperia per te zhvilluar turizmin ne vend dhe per ta promovuar ate ne rang rajonal dhe global.Gjate takimit u shkembyen ide edhe per te asistuar Shqiperine e në drejtim të hartimit te kkogarive kombetare ne fushen e Turizmit (Tourism Satellite Account), I cili është një instrument i ri statistikor i projektuar për të matur ndikimin e turizmit në ekonominë e një vendi. Duke qënë se turizmi është i vështirë dhe kompleks për t’u matur statistikisht pasi përmban në vetvete një amalgam industrish të tjera si: transporti, hoteleria, bar dhe restorante, produkte kulturore karakteristike etj., lindi nevoja dhe u përcaktua rëndësia e projektimit të një metode që të analizojë të gjitha bashkëveprimet e këtyre industrive me turizmin. Për këtë është quajtur Llogari Satelitore (TSA)pasi merr në shqyrtim të gjithë aktorët që ndër veprojnë.
Gjithashtu, Ministrja Ekonomi ka kërkuar mbështetje nga Sekretari i Përgjithshëm i OBT hartimin e planit kombëtar të turizmit. Plani kombëtar i turizmit dhe strategjia e zhvillimit të turizmit janë dy dokumente strategjike, detyrime ligjore, që rrjedhin nga ligji “Për turizmin”. Aktualisht, Strategjia për zhvillimin e turizmit është në proces rishikimi. Në këtë takim, Ministrja Ekonomi dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBT diskutuan mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes qeverisë Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Turizmit.