Kosova

Ministrja e re e Drejtësisë: Këto janë premtimet e Dhurata Hoxhës

Në një konferencë për media në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, prezantoi para medieve ministren e re të Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ai tha se Hoxha është kandidate e përgatitur për këtë pozitë pasi ka punuar në fushën e sigurisë që ka rëndësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë.

“Është njëra ndër kandidatet më të përgatitura në këtë fushë. Me punën e saj do të krenohet drejtësia në Kosovë. Hoxha do të rrisë besimin për drejtësinë në Kosovë. Nga sot besoj se do të fillojë detyrën në kabinetin qeveritar. Hoxha ka qenë këshilltare e ish kryeministrit Thaçi, po ashtu edhe e kryekyvendarit Veseli”, ka thënë ai.

 Ndërsa, ministrja e re në Ministrinë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha: “Më lejoni të falënderoj kryetarin (Kadri) Veseli, Kryesinë që unë të emërohem ministre. Besoj që përvoja dhe arsimimi amerikan do të më ndihmojnë në detyrën e re. Shpreh përkushtimin për luftë kundër krimit e korrupsionit mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button