☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,539 ▼ -1.01% ETH $1,994 ▼ -2% XRP $1.3267 ▼ -2.07% SOL $81.9700 ▼ -2.45%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja/ Ardian Ismajli shikon nga e ardhmja, mbrojtësi: Humbja me Poloninë na motivon, objektivi është triumfi në Nations League!

Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës teksa kuqezinjtë vazhdojnë të stërvitjen në qendrën sportive në Valencia.

Në një prononcim për FSHF.tv, mbrojtësi Ardian Ismajli, tha se skuadra meritonte më shumë ndaj Polonisë dhe se Shqipërisë i mungoi fati në.

“Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë që e kemi merituar kualifikimin për finalen e fazës play-off të Botërorit, por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne, por shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen. Kjo ndeshje na shërben për t’u rritur shumë më shumë si futbollistë dhe si grup për të ardhmen”, tha Ismajli.

“Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme, kjo është një miqësore, nuk është e lehtë pas asaj ndeshje ndaj Polonisë, por ne jemi një ekip profesionist dhe i kemi kaluar edhe këto sfida dhe do të besojmë që me Ukrainën do të marrim një rezultat sa më pozitiv”, pohoi mbrojtësi i Torinos,

Ai shikon përpara dhe tregon se kuqezinjve do t’i vlente kjo humbje në Varshavë si motivim për për sfidat e ardhshme të Kombëtares duke nisur që nga ediconi i ri i UEFA Nations Nations League. “Besoj se në shtator që nis Nations League është një hap i rëndësishëm për neve në aspektin që duhet ta fitojmë patjetër grupin, pasi jemi ekip më cilësor se ekipet e tjera dhe siç e dimë, nëse fiton grupin e Nations League, udhëtimi për Nations League është pak më i lehtë. Aty do të fillojmë ne dhe më pas Nations League do të shohim edhe grupin për Europianin 2028, kështu që do t’ia lëmë kohës dhe do të shohim me çfarë kundërshtarësh kemi të bëjmë”, theksoi Ismajli.

The post Miqësorja/ Ardian Ismajli shikon nga e ardhmja, mbrojtësi: Humbja me Poloninë na motivon, objektivi është triumfi në Nations League! appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.