☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja e luksit në “Air Albania”, “Roma” mund “Partizanin” 2-1

Roma e Murinjos u rikthye në Shqipëri të shtunën ne mbremje, këtë herë jo më për një trofe europian, siç ishte finalja e Conference League më 25 maj 2022, por për një miqësore me Partizanin, me skuadrën kampione të Shqipërisë, Partizanin.

Nën një atmosferë festive, “Roma” fitoi miqësoren, përballë “Partizanit” me rezultatin 2-1. Verdhekuqtë nisën vrullshëm në “Air Albania” sfidën.

Djemve të Murinjos i mjaftuan vetëm 12 minuta për të gjetur golin. Elsharaui shmangu portierin e të kuqve me një parabël fantastike.

Djemtë e Murinjos nuk ndalen me kaq. Në minutën e 26’, ishte Belloti që dyfishoi shifrat. Ndërkohë në pjesën e dytë, “Partizani” ngushtoi shifrat në minutën e 85’ përmes një 11-metërshi, të kthyer në gol nga Cara.

Por pas këtij goli rezultati nuk do të ndryshonte më. Verdhekuqtë mbyllin këtë prag sezon me një fitoren në “Tiranë”.

Ndeshja në “Air Albania” u zhvillua nën një atmosferë festive, në një stadium të mbushur totalisht, me mbi 18 000 sportdashës. Sfida nisi nën notat muzikore të reperit të njohur Noizy.

E gjitha kjo që Roma të jetë sa më gati për ndeshjen e parë në Seria A, që verdhekuqtë e luajnë me datë 20 gusht në Olimpico kundër Salernitanës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.