Miratohen tarifat e reja për marrjen e dokumenteve nga Arkivi i Shtetit
Janë botuar në fletoren zyrtare tarifat e reja me të cilat qytetarët do të ndeshen për marrjen e dokumentacionit në Rrjetin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Arkivat e Sistemit të përcaktuara nga ligji, të cilat funksionojnë njëherazi si arkiva të institucioneve në veprim, shërbejnë dokumentacionin sipas tarifave bashkëlidhur vetëm kur ai ka kaluar afatet e përcaktuara në nenin 43 të ligjit “Për Arkivat”. Dokumentacioni, që nuk ka plotësuar afatin e nenit 43 të ligjit “Për Arkivat”, pavarësisht dorëzimit të tij të parakohshëm në Arkivin e Sistemit, do të shërbehet sipas tarifave të përcaktuara në bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit”.
TARIFAT E SHËRBIMEVE TË ARKIVAVE TË PËRHERSHËM
- Tarifa të dokumenteve arkivore
- Probleme autobiografike; gjendje civile (lindje, martesa, vdekje), vjetërsi në punë etj.:
- a) Tarifa e pranimit 500 lekë
- b) Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë) 4.000 lekë
- c) Tarifa e fotokopjimit 50 lekë/fletë
- Kërkesa pronësie; organe shtetërore e joshtetërore, persona fizikë e juridikë privatë, kur nuk janë fondkrijues:
- a) Tarifa e pranimit 1500 lekë
- b) Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë) 10.000 lekë
- c) Tarifa e fotokopjimit 100 lekë/fletë
- d) Kërkesa të shtetasve të huaj 15.000 lekë
- e) Tarifa e fotokjopjimit për shtetasit e huaj 200 lekë/fletë
Shënim: Brenda 15 ditëve, qytetari ka të drejtë që kërkesa e tij të rishikohet pa tarifë pranimi dhe mbas këtij afati, duhet të bëjë aplikim të ri.
- Tema studimore
- a) Tarifa për të gjithë studiuesit vendës 30 lekë/fletë
- b) Tarifa për studiuesit e huaj 100 lekë/fletë
- c) Tarifa për skanimin dhe fotografimin e dokumenteve 20 lekë/fletë
- d) Tarifa e CD-së plus 50 lekë
- e) Fotokopje dhe përpunim (retushimi i të dhënave personale – parapagesë) 300 lekë/fletë
- Tarifat e dokumenteve audiovizuale
- Fotografitë
- a) Tarifa për skanimin e fotografive 100 lekë/fletë
- b) Tarifa e CD-së plus 50 lekë
- Materialet audio-video
- a) Digjitalizim për herë të parë (nga origjinal në format SD): 18.000 lekë/h; 300 lekë/minutë
- b) Dhënie vepër të plotë të digjitalizuar më parë: 3.000 lekë/orë ose 50 lekë/minutë
- c) Dhënie sekuencash materiale arkivale (pa të drejtat e përdorimit): 1.500 lekë/minutë
- d) Dhënie sekuencash materiale arkivale (plus të drejtat e përdorimit) për përdorim privat apo studimor: 1.500 lekë/minutë
- e) Dhënie materiale arkivale (plus të drejtat e përdorimit) për vepër derivate:
- kur vepra derivate do të transmetohet për publik ndërkombëtar: 50.000 lekë/minutë
- kur vepra derivat do të transmetohet për publik lokal: 10.000 lekë/minutë
- f) Vizionim: 200 lekë
- g) Tarifa e CD-së plus 50 lekë
III. Tarifat e dokumenteve teknike
- Të përgjithshme
- a) Plotësimi i kërkesës nga personat privatë (ka të bëjë vetëm me shikimin e një dokumenti teknik) 200 lekë
- b) Dhënie e një flete projekti (bardh e zi) 2215 lekë
- c) Dhënie e një flete projekti (me ngjyra) 3215 lekë
- d) Dhënie e një flete projekti tip 750 lekë
- e) Dhënie e një flete projektim bidimensionin AO (Y ˟ është shumëfishi i fletës) Y ˟ 2215 lekë
- f) Dhënie gen-plani nga hartat për një pronësi, format A-4 (bardh e zi) 1450 lekë
- g) Dhënie gen-plani nga hartat për një pronësi, format A-4 (me ngjyra) 1630 lekë
- h) Dhënie gen-plani nga hartat për një pronësi, format A-3 (bardh e zi) 2900 lekë
- i) Dhënie gen-plani nga hartat për një pronësi, format A-3 (me ngjyra) 3260 lekë
- j) Dhënie dosje pronësie (Y ˟ është nr. i fletëve në dosje) (bardh e zi) 1450 +(270˟Y) lekë
- k) Dhënie dosje pronësie (Y ˟ është nr. i fletëve në dosje) (me ngjyra) 1630+(270˟Y) lekë
- l) Dhënie e një flete preventive, parashtesë, vendimi këshilli teknik, etj.
(˟Y është numri i fletëve) 550+(20˟Y) lekë
- Dhënie e një plani rregullues qyteti (fshati)
- a) Qytete me popullsi 10.000 banorë 750 lekë/ha
- b) Qytete me popullsi 20.000 banorë 1000 lekë/ha
- c) Qytete me popullsi 50.000 banorë 1350 lekë/ha
- d) Qytete me popullsi 100.000 banorë 1700 lekë/ha
- e) Qytete me popullsi 200.000 banorë 2000 lekë/ha
- f) Qytete me popullsi mbi 200.000 banorë 2250 lekë/ha
- g) Fshatra me popullsi 500 banorë 175 lekë/ha
- h) Fshatra me popullsi 1000 banorë 230 lekë/ha
- i) Fshatra me popullsi 2000 banorë 270 lekë/ha
- Dhënie plansheta gjeodezike
- a) Për shkallën 1 : 2000 500 lekë/ha
- b) Për shkallën 1 : 1000 660 lekë/ha
- c) Për shkallën 1 : 500 1180 lekë/ha
- d) Për shkallën 1 : 200 1820 lekë/ha
- e) Për shkallën 1 : 100 2400 lekë/ha
- f) Dhënia e thellësisë së sondave e puseve 1350 lekë/ml
- Për dhënien e studimeve e punimeve gjeologjike e gjeofizike
- a) Deri në 5 ha 2700 lekë/ha
- b) Deri në 10 ha 2400 lekë/ha
- c) Deri në 20 ha 1520 lekë/ha
- d) Deri në 30 ha 900 lekë/ha
- e) Në mbi 30 ha 500 lekë/ha
- f) Dhënie e një pike koordinate 700 lekë Fletët koreografike të projekteve të ujësjellës kanalizimeve
- a) Për shkallën 1 : 50000 95 lekë/ha
- b) Për shkallën 1: 40000 125 lekë/ha
- c) Për shkallën 1: 30000 155 lekë/ha
- d) Për shkallën 1: 25000 225 lekë/ha
- e) Për shkallën 1: 20000 275 lekë/ha
- f) Për shkallën 1: 10000 325 lekë/ha
- g) Për shkallën 1: 5000 375 lekë/ha
- h) (Pjesore) 2215 lekë
- Dhënie fotografi digjitale të dokumentit teknik 2890 lekë
- Përjashtime
1.Shërbimi ndaj institucioneve ku ligji e përcakton që të jetë pa pagesë, do të jetë falas.
- Tarifat për fotokopjet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale do të trajtohen sipas këtyre marrëveshjeve.
– TARIFAT E SHËRBIMEVE TË ARKIVAVE TË INSTITUCIONEVE NË VEPRIM
Tarifat e arkivave të institucioneve në veprim miratohen në përputhje me ligjin “Për të drejtën e
informimit”.
– TARIFAT E POSAÇME
- Trajnim arkivor
- Trajnim dyjavor për arkivat për individë privatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 5.000 lekë/personi
- Trajnim dyjavor për nëpunës të autoriteteve publike
- Restaurimi i dokumenteve nga Laboratori i Restaurimit
Tarifat e restaurimit të një dokumenti përcaktohen rast pas rasti, si shumatore e proceseve të punës që ka nevojë të kalojë një dokument i dëmtuar, sipas tabelës së mëposhtme:
- Ndërhyrjet fillestare (grafike, fotografike, historike, arkivore) 1000 lekë
- Çmontimi i lidhjeve 200 lekë
- Analiza e bojës 50 lekë
- Pastrimi mekanik – heqja e pluhurave 400 lekë
- Pastrimi kimik – larja në vaska/pastrimi kimik-mekanik 700 lekë
- Misurazioni i PH-it – stabilizimi i PH-it 2000 lekë
- Shtrirja 200 lekë
- Konsolidimi 1500 lekë
- Integrimi i lakunave me letra japoneze – ankorim i bordurave 800 lekë
- Laminimi 1200 lekë
- Axhustimi perimetral 100 lekë