☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,655 ▼0.27%
DOW 46,691 ▲0.03%
NASDAQ 22,175 ▼0.61%
NAFTA 97.22 ▲1.56%
ARI 5,046 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,849 ▲ +2.12% ETH $2,134 ▲ +3.2% XRP $1.4110 ▲ +2.09% SOL $89.7200 ▲ +3.29%
S&P 500 6,655 ▼0.27 % DOW 46,691 ▲0.03 % NASDAQ 22,175 ▼0.61 % NAFTA 97.22 ▲1.56 % ARI 5,046 ▼1.56 % S&P 500 6,655 ▼0.27 % DOW 46,691 ▲0.03 % NASDAQ 22,175 ▼0.61 % NAFTA 97.22 ▲1.56 % ARI 5,046 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mitrovica përgatitet për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, u diskutua për çështjen e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtarë, Isa Boletini, që do të mbahet më 10 qershor.

mitrovica-p-euml-rgatitet-p-euml-r-rivarrimin-e-eshtrave-t-euml-isa-boletinit_hdKryetari Bahtiri, tha se nga 6 qershori qyteti i Mitrovicës do të ketë festë, për çka ka kërkuar angazhim nga drejtoria e kulturës, ndonëse sipas tij, për përgatitjet dhe ecurinë e të gjitha aktiviteteve të Komunës, që do të mbahen lidhur me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, do të formohet një këshill organizativ.

Ai po ashtu e njoftoj bordin për takimin që do të mbahet të enjten me nivelin qendrorë lidhur me këtë ngjarje.

Drejtori i Drejtorisë së Ambientit, Enver Uka, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, me ç’rast me angazhimin edhe të nxënësve të shkollave të kësaj komune, do të bëhet pastrimi i qytetit, si dhe pastrimi i ambientit përskaj rrugës magjistrale, duke nisur nga fshati Kçiq.

Njëherësh, Uka njoftoj se një ditë më parë është zhvilluar aksion për pastrimin e Lagjes së Romëve, ku është larguar një sasi e madhe e mbeturinave.

Drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, njoftoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i shkollës në Lagjen Bajr, si dhe rregullimi i oborrit të shkollës në Zhabar. Ajo përmendi edhe renovimin e një klase në shkollën e fshatit Kaqandoll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.