Kur në vitin 1955 një intervistues i shpjegoi një mësuesi të ri të Montegranos , një qyteze në jug të Italisë, se një person që sakrifikon për komunitetin është ai që vepron për mirëqënien e të gjithë komunitetit dhe jo vetëm për veten e tij, mësuesi tha:
“Askush në qytet nuk është i paisur me dëshirën për të bërë mirë për të gjithë komunitetin . Edhe nëse ndonjëherë ekziston dikush që në dukje ka dëshirë, në realitet ai është i interesuar për të mirëqënien edhe përfitimet e tij .Edhe shenjtorët, me gjithë përulësinë e tyre, u kujdesën vetëm për veten e tyre.
Regulli shoqëror i qytetarëve të Montegranos në vitin 1955 dukej i thjeshtë :“Maksimizo përfitimet materiale individuale edhe afatshkurta sepse të gjithë të tjerët bëjnë të njëjtën gjë”.
Sociologu Ed Banfield dokumentoi sjelljen shoqërore të qytetarëve të Montegranos edhe me pak fjalë ai zbuloi se pa përjashtim qytetarët e rrethinës në Jug të Italisë nuk kujdeseshin fare për askënd jashtë familjes së ngushtë dhe horizonti i tyre kohor ishte i kufizuar vetëm në të ardhmen e afërt. Përvec kësaj ai vuri re se në qytezë mbizotëronte një pesimizëm i vazhdueshëm dhe një frikë deri në palcë jo vetëm nga humbja e mundësive të mbijetesës por edhe nga humbja e statusit shoqëror.
mungesa totale e këtij “shpirti publik” krijonte mungesën e kapaciteteve politike.
Kjo sjellje shoqërore shpesh i atribuohet varfërisë, mungesës së arsimimit, ndarjes klasore, apo fatalizmit dhe mungesës së shpresës. Po, njerëzit ishin të varfër në Montegrano , po ashtu njerëzit ishin të paarsimuar, por ato nuk ishin as budallenj as injorantë. Burrat dhe gratë në Amerikën nga vinte Banfield ishin po aq të paarsimuar, edhe po aq të varfër megjithatë “kapaciteti i tyre për bashkëveprim ishte jashtëzakonisht më i madh.” Ishte e dallueshme ndarja klasore në Montegrano por ajo nuk ishte antagoniste, Po, njerzit ishin fatalistë edhe shprehnin hapur mungësën e shpresës por në të njëjtën kohë ata ishin plotësisht në gjendje të merrnin vendime dhe të vepronin kur e gjykonin të nevojshme.
Atëherë cfarë e shkaktonte këtë mungesë kapaciteti për vet qeverisje dhe zhvillim në këtë shoqëri ? Shpjegimi alternativ, i Banfield I kapërcen “shpjegimet e zakonshme”dhe përqëndrohet tek kriteri ku bazohen vendimmarrjet sociale. Ai shkroi ” Paaftësia për të menduar përtej vetes, familjes, jetës private pasqyron një gjendje të prapambetur dhe të papjekur të mendjes njerëzore dhe një pengesë po aq themelore sa varfëria dhe inoranca për zhvillimin”. Maksimizimi I përfitimit afatshkurtër për familjen e ngushtë, duke injoruar tërësisht përfitimet (dhe kostot) afatgjata si dhe çdo ndikim tjetër që vinte nga jashtë familjes, ishte mjerimi I vërtetë ku jetonin qytetaret e Montegranos.
Të vetmuar edhe të paaftë për t’u mbështetur në ndonjë mënyrë tek njëri tjetri tjetri, u krijonte atyre ndjesinë se ishin në buzë të greminës.
Megjithatë, në vend që të përiqeshin të bashkëvepronin për të siguruar një rrjet sigurie, ata vazhdimisht i shikonin fqinjët e tyre me dyshim. Kështu, qyteza ishte i mbushur me një “melankoli”, që ushqehej nga nga zilia, dyshimi , edhe mungesa e shpresës e cila vdiste “në pritjet” se gjendja mund të ndryshonte vetvetiu një ditë.
Banfield argumentoi se bindja që adresimi i shqetësime publike duhet të ketë patjetër lidhje përfitime individuale shkatërronte çdo mundësi për veprim kolektiv. Kjo premisë formëzon vetvetiu të gjitha marrëdhëniet e tjera në shoqëri, që nga sjellja e politikanëve , nëpunësve civilë , gjykatësve , medias bizneseve e deri tek vendimi për të votuar duke shkatërruar të gjitha mundësitë për ndryshim konkret.
E pra , dallimi midis nivelit të ulët të jetesës dhe mjerimit vjen pikërisht nga kultura. Izolimi i bën njerëzit ‘kronikisht të pakënaqur’ më shumë se çdo tjetër shkak social-ekonomik, edhe ndryshimin e bën të pamundur.
Ndaj sikurse në vargjet e Migjenit në Shqipëri kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme….edhe askush nuk mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton dicka të re”
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.