Kronika

Mjeti i tonazhit të rëndë merr flakë në ecje, bllokohet aksi Librazhd-Përrenjas

Një mjet i tonazhit të rëndë ka marrë flakë në ecje teksa udhëtonte në aksin Librazhd-Përrenjas. Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar.

merr-flake-kamioni-me-polisterol-te-shkembi-i-kavajes-nuk-ka-viktimaEdhe pse nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, bëhet me dije se mjeti ishte i ngarkuar me skrap.

Policia lokale e mbërritur në vendngjarje sqaron se, si pasojë e djegies së mjetit të tonazhit të rëndë është bllokuar përkohësisht qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas.

Blutë e Librazhdit po hetojnë në vendngjarje për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet të zhvendoset edhe mjeti, për të vijuar normalisht qarkullimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button