☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,782 ▲ +1.51% ETH $2,156 ▲ +1.7% XRP $1.4393 ▲ +0.29% SOL $90.0500 ▲ +1.59%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Mogherini: Unitet për zbatimin e reformës në drejtësi

Nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Federica Mogherini u shpreh se uron që politikanët në Shqipëri të tregojnë unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Shefja e diplomacisë europiane tha për Zërin e Amerikës se ndalesa e saj në SHBA kërkon të masë pulsin e administratës së re amerikane në lidhje me çështje të ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Një prej temave të prekura është pikërisht ajo e Ballkanit Perëndimor. Votën unanime për reformën në drejtësi, Mogherini e cilësoi “një hap historik për vendin”, por tani vëmendja duhet përqendruar tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim se vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di sesa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha Mogherini.

Sipas saj, rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. “E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri”, tha si me shaka kryediplomatja europiane kur iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend dhe ndjenjës së bashkimit kombëtar.

“Por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”, vijoi ajo.

Gjatë vizitës dyditore në Uashington, Mogherini, thotë VOA, ka përcjellë mesazhin se për Bashkimin Europian, puna me Ballkanin Perëndimor përbën përparësi kryesore.

1 Koment

  • rinia 11 February 2017, 14:14

    eforma ne drejtesi ne shqiperi nuk eshte e lehte,por do behet.Ka nje klan i Sali Berishes,ilir metes bujar nishani,Adriatik Llalla qe nuk do lejojne te behet Reforma ne drejtesi.Shteti ilegal islamik i Sali Berishes ISS ne shqiperi me Llallen ne krye duan ta sabotojne reformen ne drejtesi sepse shpresojne ti shpetojne drejtesise /Llalla dergoi gruan te lindi ne Amerike.Llalla nuk duhet te qnedroje nje minute ne PP

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.