☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,486 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,593 ▲ +0.23% SOL $82.0400 ▼ -0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,486 ▼0.84 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,486 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Momentet e agonisë para ekzekutimit, hidhërimi familjar në Indonezi

Vëmendja e shumë mediave ndërkombëtare është fokusuar në orët e fundit në Malajzi, ku dy trafikantë australianë droge pritet të dënohen me vdekje.

Familjarët e tyre, të cilët kanë mbërritur në Bali për lamtumirën e fundit, janë rrethuar nga një turmë masive kameramanësh e fotografësh, e cila ka detyruar forcat e policisë që të vendosen si mburojë rreth tyre.

Policia ka marrë në mbrojtje të afërmit e Andrew Chan dhe Myuran Sukumaran teksa kanë përshkuar pjesërisht në ecje rrugën për në burg.

Agonia e familjarëve, që shohin për herë të fundit të dënuarit, ka qenë e madhe. Motra e Sukumaran ka humbur ndjenjat nga emocionet e forta dhe është dashur që ta merrnin në krahë.

Ndërsa e ëma e Chan, Helen ka shpërthyer në lotë pasi ka mbërritur në ishull. Anëtarët e tjerë të familjes kanë thirrur “mëshirë” teksa i afroheshin burgut.

Chan dhe Sukumaran, bashkë me shtatë persona të tjerë, pritet të ekzekutohen në burg nga një skuadrilje pushkatimi natën e së martës.

Njoftimi atyre iu dha zyrtarisht ditën e shtunë, pasi sipas ligjit indonezian, kriminelëve u jepet lajmi 72 orë para ekzekutimit. Një i dënuar tjetër, shtetas francez, po apelon dënimin ndaj tij.

Ditën e hënë, Chan u martua me partneren e tij Febyanti Herewila, në ato që vëllai i tij i cilësoi “momente gëzimi”.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme australiane, Julia Bishop i bëri thirrje më herët Indonezisë që të shtyjë ekzekutimin ndaj dy shtetasve derisa hetimi në rastin e tyre të përfundojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.