🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,434 ▼0.67%
DOW 45,539 ▼0.92%
NASDAQ 21,215 ▼0.9%
NAFTA 96.84 ▲2.5%
ARI 4,448 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,320 ▼ -4.3% ETH $1,984 ▼ -4.27% XRP $1.3312 ▼ -3.07% SOL $82.8400 ▼ -5.37%
S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 % S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Monitorimi, ja plazhet e mira dhe ato të ndotura

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,  Julian Beqiri publikoi sot gjatë një konference për shtyp të dhënat e monitorimit paraprak të cilësisë së ujërave larës përgjatë vijës bregdetare për vitin 2017. Nga monitorimi i kryer gjatë muajit maj 2017, rezulton se këtë vit plazhet shqiptare janë të një cilësie shumë të mirë.

“Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë një monitorim kampionimi në 102 pika përgjatë vijës bregdetare dhe ka realizuar monitorimin e ujërave larës në 20 plazhe. Nga analizat rezulton cilësi shumë e mirë në rreth 99 pika monitorimi pra mund të themi që plazhi mirëpret me një cilësi shumë të mirë uji të gjithë pushuesit”, u shpreh Beqiri.

Duke u ndalur në rezultatet e monitorimit të parë të këtij viti, kreu i AKM-së theksoi se ndërsa kemi një cilësi shumë të mirë të ujërave larës, pastërtia e rërës lë shumë për të dëshiruar.

“Gjatë monitorimit kemi vënë re se kemi problematika për sa i përket jo cilësisë së ujit por cilësisë së rërës. Mungojnë koshat për hedhjen e mbeturinave, mungon informacioni që mund t’u jepet nga pushteti lokal pushuesve me tabela ku të jepen të dhëna për cilësinë e plazheve, pasi është mirë që informacioni të ndahet me qytetarët. Pushteti lokal është ende shumë larg punës që duhet të bëjë, për një mirëmenaxhim të duhur të plazheve”, tha ai.

Në bazë rezultateve të fazës paraprake të cilësisë së ujërave larës për vitin 2017 rezulton se:

Cilësia e ujërave larëse është shumë e mirë në plazhet e Divjakës, Velipojës, Tales, Shëngjinit, Gjiri të Lalzit, Golemit, Qerretit, Spillesë, Orikumit, Zvërnecit, Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, Sarandë, Semanit, Durrësit dhe Palasës.

Cilësia e ujërave larës është e mirë në 3 pika monitorimi, tek Shkolla e Marinës në Vlorë, tek  Kanali i Çukës në Sarandë dhe tek Kompleksi Giardino në Durrës. Të treja këto pika një vit më parë kanë rezultuar me cilësi të keqe të ujërave.

Cilësia e Ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit, konkretisht në Plazhin Zhiron dhe Pas Kanalit tek Plepat ku në bazë të analizave të kampioneve të marra, ujërat larës kanë rezultuar me një cilësi të keqe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.