Mos!!! Prap Jennifer Lawrence
Ndodh një herë, ndodh dy herë…ndodh edhe tri herë! Jennifer Lawrence është rrëzuar sërish në tapetin e kuq.
Incidenti i radhës i aktores amerikane është regjistruar të martën në Madrid, ku ndodhej me rastin e premierës së filmit “The Hunger Games: Mockingjay Part 2”.
Sigurisht, në një mbrëmje të tillë nuk mund të mungonin kamerat apo aparatet fotografikë që e kanë regjistruar aktoren teksa përpiqet të sistemojë një “avari” në fustanin e vet. Por diçka shkoi keq dhe JLaë u plas në shesh dhe iu desh ndihma e personave që e rrethonin për t’u ringritur.
Kjo është hera e tretë që Jennifer rrëzohet në tapetin e kuq. Ajo është viktimë e dy incidenteve të mëhershme, që të dyja gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, fillimisht në 2013 dhe më pas në 2014.