☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Mosdekretimi i Shefit të Shtabit nga Nishani, debate në Komisionin e Sigurisë

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate sa i takon buxhetit për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Në një seancë dëgjimore para deputetëve të Komisionit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar ecurinë e këtij procesi.

Më pas debati ka kaluar nga buxheti te refuzimi nga ana e presidentit Nishani për t’i dhënë një mandat të tyre Jeronim Bazos në krye FA.

DEBATET

Braho: Në Sazan del tym që do thotë se bëhet stërvitje. Ti e shkrep ndonjëherë po këta policët e Saimir Tahirit ehë…

Kodheli: Në 2017 kemi objektiva ambicioze. Do dyfishojmë misionet në Afganistan. Dhe në KFOR. Sot në mesdite anija “Oriku” do të niset në Egje në ndihmë të emigrantëve nga lindja e mesme. Do të kemi rritje 5-7% të pagave të ushtarakëve. Kjo është rritja e parë që pas të 2014-ës. Do modernizojmë Forcat e Armatosura. Sasia prej 5 mijë armësh automatike që do marrim nga Italia vlen 10 mln euro. Italia e ka kaluar me ligj në parlamentin italian. Besoj miratohet ditët e para të dhjetorit. Do blejmë mjete të blinduara, sepse tani lëvizim me mjete të lehta. Brenda 10 ditësh do lidhim marrëveshje me SHBA për 250 mjete të blinduara.

Dogjani: Rritja e pagave është e papërfillshme, një nënoficer 30 mijë lekë.

Braho: Nga këto armët që dhurojnë italianët më del 2 mijë euro 1 pushkë…

Kodheli: Aq është.

Braho: Përbën problem për Forcat e Armatosura mosdekretimi nga Nishani i Bazos?

Kodheli: Presidenti Nishani ka tagrin e vet të refuzojë. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për refuzimin. Refuzimi i shkon kryeministrit.

2 Komente

  • shqip 21 November 2016, 15:36

    bujar nishani i sherben fashizmit te sali Berishes.

  • Emigranti SHBA. 22 November 2016, 01:16

    Nuke po shohe gjekundi, aresyet e mosedekretimit nga presidenti Nishani, per gjeneral Bazen. Mose , k mosedekretim , lidhet me porosite qe mer Nishani nga pd, apo Sali Berisha i cili e ka emeruar Nishanin ne kete poste me 71 vota, pa mratimin e opozites. Me vjen mire e ushtria e vendit Time, po mdernizohet dhe kushtet ekonomike te ushtarakeve, po vine gjithnje ne ritje. Fuqizimi i ushtrise me arme te reja deshmone, jo vetem per forcimin e miqesise me aleatin strategjike, SHBA, Pore edhe me Italine Fqinje, e cila ka mjafte probleme ekonomike dhe gjene mundesine, ti dhuroje shtetit tone 5000 arme automatike te lohes.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.