🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.22 ▲2.99%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,545 ▲ +0.34% ETH $2,330 ▼ -0.88% XRP $1.5306 ▲ +0.15% SOL $94.9000 ▼ -0.91%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.22 ▲2.99 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.22 ▲2.99 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Moska dhe Kievi nënshkruajnë zgjatjen e marrëveshjes për gazin

Moska dhe Kievi nënshkruan sot marrëveshjen që mundëson zgjatjen me tre muaj të livrimeve të gazit rus në Ukrainë, me një çmim të reduktuar, njoftuan sot operatorët e gjigantit rus Gazprom dhe ukrainas Naftogaz.gazi

Kontrata u nënshkrua me kushtet e ngjashme me ato të marrëveshjes së muajit tetor që përfundoi dje në mbrëmje, theksoi zyrtari i grupit publik rus, Alexei Miller, në një komunikatë.

“Çmimi real në tremujorin e dytë do të ulet (…) me 247,18 dollarë për 1 000 metra kub”, theksoi ai, rreth dy herë më pak se ai i vendosur një vit më parë pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Ukrainë, origjina e një konflikti të ri gazi mes dy vendeve.

“Zgjatja e marrëveshjes për tre muaj i jep palëve një fat shtesë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë”, theksoi në një komunikatë drejtuesi i ”Naftogaz” Andri Kobolev.

Kiev dhe Bashkimi Evropian kishin kërkuar që marrëveshja të zgjatet për një vit, por Gazprom kishte pranuar të hënën ta bënte këtë vetëm për tre muaj, ashtu si konfirmoi dje në mbrëmje presidenti rus, Vladimir Putin./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.