☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,648 ▲ +0.15% ETH $2,158 ▲ +0.71% XRP $1.4386 ▼ -0.68% SOL $90.2800 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Bota

Moti ekstrem në Itali, vendi ende në gjendje alarmi

Vazhdon të mbetet në fuqi alarmi i kuq nga moti ekstrem në Itali, që tani nga veriperëndimi i vendit, po zbret në jug. Në Liguria u gjet trupi i pajetë i një peshkatari, nga i cili nuk kishte më asnjë gjurmë që prej të mërkurës, ndërsa tre persona të tjerë konsiderohen të zhdukur në Piemonte e Siçili.

Përgjatë katër ditëve, sipas meteorologëve, ka rënë shiu i gjashtë muajve, duke sjellë për pasojë përmbytje të mëdha e ujëra të furishme me forcën të shkatërrojnë një urë.

Shirat e rrëmbyer vazhduan me intensitet të lartë edhe të premten duke shkaktuar daljen nga shtrati të disa lumejve. Pas vërshimit të lumit Tanaro, disa fshatra kanë mbetur të izoluar ndërsa serat që ndodheshin në krahët e tij, tani janë mbuluar nga uji. Dallgët e ujit të përzier me baltë kanë detyruar mbylljen e 25 rrugëve në rajon.

Ekspertët po mbajnë nën vëzhgim tani rritjen e nivelit të Po-së, lumi më i gjatë i Italisë që kalon përmes Torinos, njëri prej qyteteve më të populluara të vendit. Pas Piemontit, edhe Liguria kërkon tani shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Sipas Corriere della Sera, nuk ka ende një përllogaritje të saktë të dëmeve, megjithatë vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për humbje që shkojnë në 100 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.