Moti i keq, 1700 punonjës të OSHEE në terren për riparimin e defekteve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bën me dije se ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë mbarë vendin.
Shtabi qendror në OSHEE ka marrë të gjitha masat përmes dispecerive rajonale në vend, që t’i përgjigjet në kohë cdo avarie të krijuar në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm e të lartë, krijuar nga moti i keq.
Rreth 1700 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të tensionit të lartë në OSHEE, janë në gadishmëri për t’ju përgjigjur çdo problemi dhe avarie në linjat 35kV dhe paisjet e nënstacioneve.
Vëmendje i është kushtuar sidomos furnizimit me energji të fiderave që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative.
Nga ana e OSHEE , janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.
Sipas informacionit të përcjellë në dispecerinë qendrore të OSHEE nga zyrat rajonale, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektin në n/stacionin Matkë dhe Pobrat, në linjë 35 kV, Koplik – Vukpalaj.
Gjithashtu është riparuar defekti dhe në n.stacionin Mëzez duke rikthyer kështu energjinë dhe në n/stacionin Valias
Aktualisht po punohet për riparimin e defektit në linjën 35 kV, Jagodinë –Karavasta e cila furnizon me energji n.stacionet Ardenicë, Libofshë e Karavasta.
Grupet e punës së avarisë në OSHEE po punojnë dhe për riparimin e defektit në linjën 110 kV: Plasmas Fier e cila ka lënë pa energji n/stacionin Mërtish, Divjakë, Hysgjokaj, Plasmas.
Linja 110 -21/2 Plasmas-Kavajë jashtë pune.
Pa energji: n/stacioni Kavajë, Ballaj, Rrogozhinë.
N/stacioni Skelë është jashtë pune pasi është përmbytur nga reshjet e shiut
Zonat pa energji
Durrës:Nikël, Borizanë, Sukth, Karpen, Manzë , Hammallaj, Spitallë, Kryevidh
Shkodër:Rrethina,Velipojë,Zejmen,Gjadër, Ishull Shëngjin, Iballë, Qelëz pjeserisht, Gjegjan, Shënkoll Tale, Kelmend, Koplik
Elbasan: Godolesh, Gjinar, Mollas, Orenjë, Hotolisht, Labinot
Berat: Terpan, Starovë, Potom, Divjakë , Hysgjokaj , Mërtish, Sinje
Gjirokastër: Qesarat, Krahës, Kalivac, Dragot, Piskovë, Konispol, Memaliaj
Kukes: Golaj, Fajzë, Pac
Burrel: Reps, Zenisht, Mamurras, Zhei, Sllovë, Rrëshen
Fier: Portez, Kraps, Mbrostar, Levanm Libofshë, Karavasta, Cakran, Patos, Ballsh
Korcë: Bitinckë, Liqenas
Vlore: Kocul, Orikum, Xhuherinë, Selenicë, Dukat, Radhimë, Mifol, Cerkovinë, Lepenicë, Treblovë, Kaninë, Zvërnec, Novoselë
Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.