☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,389 ▲ +0.41% ETH $2,300 ▲ +2.4% XRP $1.3632 ▲ +0.29% SOL $85.4000 ▲ +0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq, OSHEE riparon 80 % të defekteve

 OSHEE organizon në terren 2200 punonjës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE)  ka rikuperuar 80 për qind të fiderave të prekura nga defektet që ka shkaktuar moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë.

Në një njoftim për shtyp, OSHEE bën të ditur se, po ndjek me vëmendje problematikën e shfaqur në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe situatën e furnizimit me energji elektrike.

Bazuar në planin e masave të divizionit të Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, në terren janë angazhuar rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Nga të dhënat më të fundit që raportohen nga dispeceritë rajonale në 11 rajonet e OSHEE-së në vend, vërehet përmirësim i situatës së furnizimit me energji në raport me orët e mëngjesit dhe ditës së shkuar, kur pati reshje shiu në formë stuhie si pasojë e erërave të forta.

OSHEE sqaron se në disa zona stakimi i energjisë elektrike ka qenë i detyruar si masë sigurie me qëllim shmangien e rreziqeve për punonjësit që punojnë prej 48 orësh në terren pa ndërprerje për riparimin e defekteve.

Nga 15 fidra që janë aktualisht jashtë pune, më shumë se gjysma e tyre janë  stakuar nga OSHEE për shkak të përmbytjes së Nst dhe kabinave, kryesisht në pjesën jugore të vendit ku shtrihet Vjosa, por edhe Osumi.

Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së djeshme janë stakuar si masë sigurie për efekt të përmbytjeve fiderat Fratar, Klos të N/St Poçem dhe Fiderat 6, 20 dhe 25 të N/St Kafaraj.

Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë rajoni Gjirokastrës.

Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Durrësit dhe në rajonin e Elbasanit.

Në zonat rurale paraqitet e vështirë puna për riparimin e  defekteve pasi linjat janë kryesisht ajrore gjë që sjell dhe vonesë në riparimin e tyre, citon njoftimi i OSHEE-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.