☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,219 ▼ -3.6% ETH $1,989 ▼ -3.24% XRP $1.3272 ▼ -2.62% SOL $82.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

MPB dhe Qeveria e Zvicrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e migrimit

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe  Departamentit Federal për Punë të Jashtme, i Qeverisë së Zvicrës, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi për Projektin “Fuqizimi i Autoriteteve për Menaxhim të Migrimit në Kosovë”.

Kjo marrëveshje është në përputhje dhe në zbatim të Marrëveshjes Kornizë, lidhur me Bashkëpunimin Teknik dhe Financiar, si dhe ndihmën humanitare ndërmjet Këshillit Federal Zviceran dhe Qeverisë së Kosovës, nënshkruar më 6 tetor 2010 dhe që ka hyrë në fuqi më 16 dhjetor 2010.

“Marrëveshja u nënshkrua në respektimin e parimeve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të përcaktuara në mënyrë të veçantë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, që frymëzojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të të dy palëve dhe përbëjnë një element thelbësor në mënyrë të barabartë me objektivat e kësaj Marrëveshjeje të Projektit. Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamenti Federal për Punë të Jashtme i Qeverisë së Zvicrës, duke vepruar përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kanë rënë dakord mbi termat dhe kushtet e përcaktuara”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.