Muhamed dhe Lukesh, të parët në gjysmëfinale
Pentatloni Modern në etapën e parë të Kupës së Botës, që është duke u zhvilluar në Kajro dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka përfunduar gjysmëfinalet e djemve. Ajo që ka bërë diferencën ishte pikërisht disiplina e fundit, ndryshe vrapimi me lazer, që ka të përfshirën 3000 metra vrapim dhe qitje me pistoletë 10 metra ajër. Në gjysmëfinalen e parë në vendin e parë ishte Muhamed Mutaz i Egjiptit me 1561 pikë, që është fituesi në fuqi i Kupës së Botës.
Egjiptiani la nga pas ukrainasin Kovalshuk me 1558 pikë dhe hungarezin Kolezar me 1555. Kolezar në fakt ishte në vendin e parë në përfundim të garës së notit në 100 metra stil i lirë, sikurse ishte gjermanin Zilekens pas përfundimit të skermës dhe kalimit me pengesa. Mirëpo gjithçka i buzëqeshi egjiptianit Muhamed Muntaz, sikurse çekut Mates Lukesh, i cili doli fitues në vrapimin me lazer duke grumbulluar 1555 pikë.
Madje është ndarë me një pikë me egjiptianin El Ashqar, 1554 pikë në total, i cili ishte në vendin e parë që pas përfundimit të kalimit me pengesa dhe notit në 100 metra stil, kurse skerma u dominua nga gjermani Leh. Në gjysmëfinalen e dytë në vendin e tretë francezi Roshat. Si për vajza, ashtu dhe për djem, në finale, që zhvillohen të dielën në ora 10:00 dhe 15:00, do të jenë 18 konkurrentë.
Dhe gjithçka do të vijë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar për të shpallur fituesit e parë të Kupës së Botës në Pesëgarëshin modern.
The post Pentatloni Modern në RTSH: Muhamed dhe Lukesh, të parët në gjysmëfinale appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.