🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.78 ▲0.93%
ARI 4,769 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,172 ▲ +1.61% ETH $2,196 ▲ +0.61% XRP $1.3462 ▲ +0.82% SOL $83.3800 ▲ +1.24%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,769 ▼1.02 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,769 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: 2015, vit i vendimeve të mëdha dhe reformave të fuqishme ekonomike

Viti 2015 ne Kosovë ishte i vendimeve të mëdha dhe reformave të fuqishme ekonomike, tha sot kryeministri Isa Mustafa një konferencë shtypi pas mbledhjes së fundit të qeverisë për këtë vit, të 67-tën, ku u miratua plani i saj i punës per vitin 2016.

Kryeministri Mustafa duke u fokusuar në rezultatet kryesore gjatë kësaj periudhe, ka veçuar arritjet në zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, qeverisjen e mirë dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka theksuar se qeveria ka punuar me një program të qartë qeverisës, të harmonizuar paraprakisht ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Këtë punë tonën gjatë këtij viti e karakterizojnë dy drejtime ose dy qasje. Një qasje është përkushtimi shumë i madh i qeverisë në përmbushjen e programit qeverisës dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe në anën tjetër e kemi po ashtu një përkushtim tepër të madh të opozitës për ta penguar çdo proces të zhvillimit në Kosovë, për ta bllokuar shtetin dhe për ta bllokuar jetën institucionale dhe jetën ekonomike të vendit”, u shpreh kryeministri kosovar.

Gjithashtu, Mustafa theksoi suksesin se, qeveria ka arritur Marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, ndërsa renditi edhe arritje të tjera. “Kemi filluar investimin më të madh që është zhvilluar ndonjëherë pas lufte në fushën e energjetikës në Kosovë. Kemi siguruar që të punohen të gjitha tokat në Kosovë. Kemi arrit që të përmirësojmë dukshëm mirëqenien sociale të qytetarëve tanë. Kemi arrit që të përmbushim kriteret për liberalizimin e vizave, sepse kjo është vlerësuar pozitivisht nga Bashkimi Evropian. Kemi arrit të kemi përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar në orientimet dhe në qasjen tone”, tha Mustafa duke vijuar me një analizë të punës së qeverisë së Kosovës, duke e konsideruar një vit të sukseshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.