☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.25 ▼3.43%
ARI 4,995 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,033 ▼ -0.35% ETH $2,324 ▲ +0.47% XRP $1.5277 ▲ +0.18% SOL $94.0200 ▲ +0.09%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa-Bushati: Shqipëria, përkushtim për fuqizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kryeministri Mustafa shpreh mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës, viziton Tiranën në fillim të muajit mars

Bushati-Mustafa-27Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim në Prishtinë, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Bushati biseduan për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset e përbashkëta integruese evropiane. Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që shteti shqiptar po jep për Kosovën, në të gjitha fushat.

Ministri Bushati vlerësoi të arritjet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Shqipërisë për fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Ai veçoi bashkëpunimin në proceset integruese evropiane, duke shprehur përkrahjen e gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën, në këtë rrugë.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Bushati biseduan edhe për takimin e përbashkët ndërmjet dy qeverive që do të zhvillohet në Shqipëri më 23 mars, duke vlerësuar rëndësinë e këtij takimi për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Bushati-Mustafa-Kosove-27shkurt2015-fotoATSH-BehlulJashari-3Kryeministri Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke e njoftuar me axhendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë së Kosovës, i cili është i orientuar për zhvillimin ekonomik, për punësimin, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat të cilat do të ndërmerren në arsim dhe shëndetësi, si pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili po zhvillon një vizitë në Kosovë u prit sot nga autoritetet më të larta shtetërore si dhe drejtues të forcave politike në vend. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga ATSH, Bushati paralajmëroi edhe një vizitë të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në Shqipëri, në fillim të marsit.

Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin Kosovë- Shqipëri nga takimi i parë historik i dy qeverive i 11 janarit të vitit të kaluar në Prizren drejt takimit të dytë në Tiranë në 23 mars, edhe në rrugëtimin e dy vendeve drejt Bashkimit Evropian.

“Së pari, në rast se do i referohemi në fushën e bashkëpunimit të politikës së jashtme çështjes së sigurisë, Shqipëria dhe Kosova janë në sinkron të plotë, duke linjëzuar qëndrimet e tyre me ato të partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Bushati.

“Gjithashtu, pjesëmarrja edhe bashkëpunimi i Trupës së Sigurisë së Kosovës me trupat e NATO-s, apo me vendet e tjera që janë pjesë e Aleancës, është dëshmi e qartë se vokacionit që kanë dy vendet tona, pra Shqipëria e Kosova për të bashkëpunuar edhe në kuadër të perspektivës afatmesme që ka Kosova për t’u anëtarësuar në NATO”, vlerësoi minsitri Bushati.

“Gjithashtu, prania dhe pjesëmarrja e Kosovës në nismat kryesore rajonale është dëshmi e sinkronizimit të përpjekjeve të përbashkëta”, vijoi ministri shqiptar, Bushati.

Bushati-Mustafa-Kosove-27shkurt2015-fotoATSH-BehlulJashari-2“Në planin ekonomik, ne vjet kemi finalizuar një marrëveshje të rëndësishme për sa i përket lehtësimit të tregtisë ndërmjet dy vendeve. E dimë që shumë më tepër duhet të bëhet në planin praktik dhe kemi diskutuar së bashku me zv/kryeministrin Thaçi edhe gjatë vizitës së tij në Tiranë, në takimet që zhvilluam me kryeministrin Rama, por besoj edhe vizita e kryeministrit Mustafa në fillim të muajit mars do t’i shërbejnë punës paraprake që po bëjmë që mbledhja tjetër të ketë efekt edhe më praktik dhe të korrim fryte përsa u përket çështjeve të ekonomisë”, u shpreh ministri Bushati.

“Dimensioni i tretë që do të doja të theksoja është dimensioni i arsimit dhe kulturës pak më afatgjatë. Për herë të parë kemi program, apo kalendar të përbashkët në fushën e kulturës dhe për herë të parë kemi projekte dhe përpjekje të përbashkëta për të unifikuar edhe kurikulën në fushën e arsimit”, theksoi ministri shqiptar Bushati, i pyetur nga ATSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.