Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.34 ▼2.29%
ARI 4,999 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,000 ▼ -0.29% ETH $2,321 ▼ -0.12% XRP $1.5232 ▼ -0.32% SOL $94.1200 ▼ -0.36%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.34 ▼2.29 % ARI 4,999 ▼0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.34 ▼2.29 % ARI 4,999 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa, deputetëve të LDK-së: Po bëni deklarata populiste

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke folur për zërat që janë ngritur nga ana e disa deputetëve të LDK-së, e të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi për president të Kosovës, ka thënë se këto janë deklarata të ngutshme dhe populliste të disa deputetëve të LDK-së.

mustafa-deputet-euml-ve-t-euml-tij-po-b-euml-ni-deklarata-populiste_hdAi këto komente i bëri gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL.

Mustafa më tutje ka shtuar se “nëse ata bash nuk dëshirojnë që ta votojnë Thaçin për President të vendit, le ta presin së paku kohën kur votohet për President, e jo të bëjnë fushatë politike prej tash”.

“Ka qenë vendim i organeve të LDK-së, që të ndodh marrëveshje me PDK-në. Kjo marrëveshje (LDK-PDK) nuk e kam shkruar unë vetë, por kjo është bërë në bazë të vullnetit të pjesës më të madhe të Këshillit Drejtues të partisë. Kemi biseduar rreth katër orë, dhe pas shumë diskutimeve, më shumicën absolute të anëtarëve të Këshillit, është votuar marrëveshja me PDK-në”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se çdo anëtar dhe deputet i LDK-së, duhet ta respektojë vendimin e organit më të lart të partisë, duke shtuar se “nuk mund dhe nuk do t’i ndalojë ata që po dalin dhe po e kundërshtojnë marrëveshjen me PDK-në”.

“Ajo që e di është se LDK-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes me PDK-në, e ajo nënkupton që Thaçi (si pjesë e marrëveshjes) do të mbështetet për President. Ata që nuk e përkrahin këtë marrëveshje, duhet ta dinë se cilat do të jenë pasojat për vendin, nëse për arsye personale lejojmë që vendi të futet në një cikël të tillë. Unë jam i bindur që ky proces do të kryhet (zgjidhja e Presidentit). Nuk shoh arsye që të zhvillojmë fushatë një vjet më herët. Ne jemi serioz në marrëveshjet që i bëjmë”, ka shtuar Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.