Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.23 ▲2.99%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,958 ▼ -0.78% ETH $2,180 ▼ -2.93% XRP $1.3313 ▼ -3.04% SOL $81.9400 ▼ -3.52%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.23 ▲2.99 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.23 ▲2.99 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Kosova ka arritje, por nuk i kemi afirmuar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot se “Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por nuk i kemi afirmuar këto arritje”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa theksoi se “shumë nga miqtë tanë po na bëjnë vërejtje se Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura. Është, MSA, marrëveshja e parë kontraktuale që u lidh vitin që shkoi me BE-në, e cila mundëson integrimin tonë në ekonominë dhe demokracinë evropiane. Në fund të vitit të kaluar organizata prestigjioze amerikane Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) e radhiti Kosovën ndër vendet që përfiton prej fondeve të saj (qindra miliona dollar)”.

Duke rendiur arritjet e Kosovës, Mustafa shtoi se “u nënshkrua marrëveshja për investimin më të madh privat amerikan në Kosovë, mbi një miliard euro, për ndërtimin e TC Kosova C. Janë arritur marrëveshje për investime të rëndësishme me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë se Kosova ka stabilizuar tërësisht buxhetin e saj, për dallim prej shumë vendeve në rajon dhe vendeve të tjera. Janë rritur me 25% ndihmat sociale, janë rritur mjetet për pensione për kontributdhënës mbi 25% dhe janë rritur pagat mesatarisht me 6% përmes aplikimit të shtesave për përvoja të punës. Janë përafruar krejtësisht kushtet për liberalizim të vizave. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë”.

“Prandaj, nuk ka arsye të mos jemi bashkë të gjithë, pozitë dhe opozitë, gra e burra, të rinj e të moshuar, institucione, shoqëri civile e biznese, për të çuar proceset përpara, për ta ndërtuar një shtet të fortë, të respektuar me perspektivë euroatlantike. Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jemi”, përfundon Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.