Mustafa Nano: Ramën e shoh nervoz këto kohë, ndoshta i ka dalë situata jashtë kontrollit
Analisti Mustafa Nano tha se largimi i ambasadorëve pak përpara se Rama të merrte fjalën në tryezën për amnistinë fiskale nuk e sheh si shenjë proteste, pasi nëse do të ishte ashtu edhe Rama do të kishte reaguar me tone më të ashpra.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Nano tha se ka disa kohë që e sheh Ramën nervoz. Mustafa Nano shtoi se ambasadorët po e thonë qartë që nuk janë dakord me amnistinë fiskale dhe është një provë se evropianët nuk besojnë se ky proces mund të bëhet si duhet nga kjo qeveri.
Ata po e thonë qartë që nuk janë dakord me amnistinë. Nuk besoj se ka qenë shenjë proteste. Po të ishte shenjë proteste Rama do të kishte reaguar me tone më të ashpra, dhe me të drejta se janë gjeste që fyet vendi.
Shpjegimin e ambasadorëve do doja t’i kishim në studio.
Rama është pak nervoz dhe për situata të brendshme. Janë shumë gjëra që po ndodhin. Ose Ramës i ka dalë nga kontrolli situata, ose një numër i rëndësishëm i mazhorancës janë jashtë kontrollit, ose Rama vetë është në pozitë të vështirë.
E kam parë nervoz prej kohësh e mund të jetë dhe nga fakti që po vonohet dhe anëtarësia. Shqipëria ka mbetur në vend numëro, dhe sikur të ishin zgjedhjet nesër Rama do futej në fushata me një dizavantazh”, tha ai.
Nano tha se mospjesëmarrjes së Ramës në ceremoninë e 4 korrikut nuk e sheh me rëndësi dhe se në atë organizim kishte plot njerëz nga mazhoranca:
“Pjesëmarrja në ceremoninë e 4 korrikut, është festë e zakonshme ka njerëz që nuk shkojnë edhe pse janë ftuar, nuk e lexoj si ngjarje se nuk ka asgjë për të lexuar. Rama ka qenë jashtë, por edhe po të ishte në Tiranë mund të mos shkonte.
Do ishte interesante nëse s’do kishte njeri nga mazhoranca, nuk i jap rëndësi kësaj gjëje.
Kjo është një nga ata ngjarjet që e bëjnë Ramën nervoz, që i bëjnë evropianët dyshimtarët të nismave të tilla. Rezistenca që po i bëjnë nismës është provë se nuk besojnë te qeveria dhe nuk besojnë se qeveria mund ta bëjë amnistinë si duhet.
Nuk është arsyeja ajo që lë të nënkuptohet Rama. Unë kam përshtypjen që besueshmëria e Ramës tani mungon si në planin lokal dhe në atë ndërkombëtar”, u shpreh ai.
Përsa i përket skandalit të inceneratorëve, Nano tha se publiku pret që Rama të ngrejë zërin kundër atyre që kanë bërë gjëra të tilla. Sipas gazetarit ky skandal është i paprecedentë dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër:
“Unë pres që kryeministri të thotë diçka, këtu duam që Rama të ngrejë zërin ndaj atyre që kanë bërë gjera të tilla. Është situata skandaloze, nuk bëjnë vaki në gjëra e tjera. Rama dhe njerëz të tjerë të bërtasin, t’i kërkojnë SPAK t’i shkohet deri në fund kësaj gjejë. Nëse nuki shkohet deri në fund të tjerat janë përralla. Pres nga mazhoranca një zë autoritar.
Prandaj po them, opinion publik ta thotë të veten në lidhje me këtë gjë. Problemi është që organit të drejtësisë duhet të bëhet thirrje nga të gjitha anët që të mos kenë asnjë lloj kompleksi”.