Kosova
Mustafa: Nëse nuk jam kryeministër, prishet koalicioni
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/mustafa-n-euml-se-nuk-jam-kryeminist-euml-r-prishet-koalicioni_hd.jpg)
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se shumë shpejt pritët finalizimi i marrëveshjes me PDK-në për ndarjen e përgjegjësive për të bashkëqeverisur në mandatin e ardhshëm.
Ai, tha se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë koalicion me askënd nëse posti i kryeministrit nuk i takon LDK-së, ashtu siç ka vendosur edhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
Ai, tha se sot ose nesër pritet përfundimi i harmonizimeve të programeve qeverisëse, transmeton kosovapress.
Mustafa, nuk ka specifikuar se si do të jetë ndarja e përgjegjësive e barabartë apo njëra do të mund të marrë më shumë ministri nëse nuk e merr postin e kryeministrit.