☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Naço në Kuçovë: Më shumë investime në 4-vitet e ardhshme në të gjithë sektorët jetikë

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar në qytetin e Kuçovës emrat e këshilltarëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak.
Pas prezantimit të listës me emrat e 31 këshilltarëve të kësaj partie, Ministri Naço, duke deklaruar arritjet e qeverisë në realizimin e reformave të rëndësishme,siç ka qënë reforma territoriale është shprehur se, fitorja e kandidatit të majtë  për këtë bashki, Selfo Kapllani, do të sjellë investime të rëndësishme në këtë qytet.

Sipas tij do bëhen investime në sektorin e naftës, për ta shndërruar këtë në një sektor me kapacitet të plotë, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë vende të reja pune dhe më shumë mirëqënie për qytetarët e Kuçovës. Naço ka premtuar nga Kuçova se së shpejti do të fillojë ndërtimi i rrugës nacionale Urë Vajgurore-Kuçovë, do të rikonstruktohen kopshte e çerdhe si dhe do të investohet në sektorin bujqësor.

Duke deklaruar se në zgjedhjet e 2-viteve më parë,në qarkun e Beratit LSI-ja arriti të marrë 22 000 vota, Naço u ka kërkuar qytetarëve të kuçovës të votojnë në zgjedhjet e 21-Qershorit Selfo Kapllanin dhe LSI-në, e cila ka përzgjedhur kandidadët më të mirë për këshilltarë në këshillin bashkiak të këtij qyteti.

Ndërsa, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane,  Selfo Kapllani, ka premtuar para qytetarëve të Kuçovës më shumë investime në 4-vitet e ardhshme në të gjithë sektorët jetikë, pasi, siç u shpreh ai, do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin e të gjitha projekteve që parashikon programi i tij për këtë qytet.
Në listën e 31 këshilltarëve të LSI-së për bashkinë Kuçovë,50% janë femra dhe 30% të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.