Kronika

Naço: Nuk isha unë Ministër kur u lirua Xhuvani

nasip-naco-ibna-565x492Vrajsa e katër personave mëngjesin e të martës nga ana e Konstandin Xhuvanit ka ngritur një sërë debatesh në vend lidhur me lirimin e 25-vjeçarit disa viteve më parë, kur mbi të rëndonte sërish akuza e vrasjes.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i pyetur nga mediat për ngjarjen e vitit 2011, u shpreh se në kohën kur Xhuvani është liruar, si dhe gjatë kohës që ai ka qenë në hetim ishte dikush tjetër në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Naço duke “shënjestruar” në mënyrë indirekte paraardhësin e tij ish-Ministrinë e Drejtësisë Eduard Halimi, tha se “në vitin 2011 ka qenë ministër dikush tjetër. Nuk e di nëse Halimi ka marrë masa për inspektimin e rastit në fjalë”, ka thëhnë ai, gjatë përpurrimit të  “linikës së Ligji’ tek Juridiku. Kujtojmë që Konstandin Xhuvani në 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musbaelliun dhe vendim gjykate të datës 14 Nëntor 2011 ai u dënua me 2 vite burg për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa Albi Zela me 14 muaj burg për moskallëzim krimi. Tashmë Xhuvani pritet të përballet me një akuzë edhe më të rëndë, vrasjen e katër personave, duke rrezikuar dhe burgim të përjetshëm. Xhuvani në të gdhirë të ditë së martë, rreth orës 4 të mëngjesit ekzekutoi me armë zjarri pistoletë 4 persona. Lidhur me rastin në fjalë prokuroria ka ngritur një grup pune, ndërsa për Xhuvanin dhe mikun e tij, i cili u arrestua edhe ai nga policia Gjykata e Krimeve të rënda në Tiranë dha maën e sigurisë “Arrest me Burg”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button