Ekonomia

Nafta 32.89 USD për fuçi, në Shqipëri pikat e vogla e ulin çmimin në 155 lekë, grosistët 167 lekë

ccTeksa çmimi i naftës brent në tregjet ndërkombëtare ka shënuar nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit, me vetëm 32.89 dollarë për fuçi, tregu shqiptar ka reaguar në mënyrë kaotike. Pikat e vogla të shitjes me pakicë të karburanteve po e shesin aktualisht një litër naftë me 150-155 lekë, ndërsa grosistët e mëdhenj e kanë mbajtur çmimin e pandryshuar me ndryshimet e fundit në tregjet e jashtme, duke e shitur një litër naftë 168 dhe 169 lekë.
Pika të tilla si Shega Oil dhe Lila Oil , kanë ulur konsiderueshëm çmimin me gati 13-17 lekë për litër përgjatë javës së parë të vitit, duke ofruar çmimin 150-155 për litër, duke i shkuar në të kundërt trendit të uljes së çmimit në tregun vendas i cili diktohet nga grosistët.
Kompania me e madhe e tregut, Kastrati po mban çmimet e pandryshuara 167 lekë për litër gjithashtu kompania tjetër Alpet po e mban çmimin 168 lekë për litër.
Nga kompanitë e mëdha të pakicës çmimin e ka ulur vetëm Gega Oil, me 155 lekë për litër.
Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve u treguan skeptikë nëse do të reflektonin këtë ulje në çmimet e pakicës për shkak të rritjes së tarifës së rilicencimit.
Në fillim të dhjetorit, Këshilli i Ministrave vendosi të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë. Sipas operatorëve të tregut, të paktën në vitin e parë, kjo tarifë do të ndikojë në 5-10 lekë në çmimin e naftës, pasi tregtuesit do e kalojnë këtë kosto te çmimet finale, që paguhen nga konsumatori.
Sot rreth 67% e çmimit të naftës e përbëjnë taksat, sipas operatorëve. Rritja me 10 lekë për litër e taksës së qarkullimit në janar të këtij viti ka bërë që çmimet aktualisht të luhaten me 160-168 lekë për litër, 10 lekë për litër më shumë në krahasim me periudhën kur nafta ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare, rreth një vit më parë.
Edhe uljen e fundit në tregjet globale, operatorët e tregut pritet ta shfrytëzojnë për të amortizuar pikërisht rritjen e kostos së rilicencimit.
Çmimet e naftës kanë arritur nivelin e tyre më të ulët në 14 vjets ot, pasi konflikti mes Arabisë Saudite dhe iranit mendohet se po e bën edhe më të pamundur arritjen e bashkëpunimit ndërmjet eksportuesve kryesore për të reduktuar prodhimin.
Dëshmia e ngadalësimit të rritjes ekonomike në Kinë dhe Indi ka ushqyer frikën se edhe kërkesa e fortë në vende të tjera mund të mos jetë e mjaftueshme t’i japë fund mbi-ofertës së naftës së papërpunuar që ka rezultuar nga një prodhim pranë niveleve rekord gjatë vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button