☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,201 ▼ -2.1% ETH $1,996 ▼ -2.13% XRP $1.3368 ▼ -0.62% SOL $82.7900 ▼ -2.51%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Naftë Ballshi në Shqipëri, por çmimet si në Angli e Suedi

Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet mjaft i lartë edhe pse rreth 30% e sasisë që tregtohet sot vjen nga Rafineria e Ballshit me kosto mjaft të ulëta. Portali “Fuel Prices Europe”, e rendit Shqipërinë në vend të 15 për çmimin me pakicë të naftës me 1,251 euro ose 169 lekë. Ndërkohë në Kosovë 1 litër naftë kushton 1 euro, ndërsa në Maqedoni, vetëm 80 cent.

Megjithëse rreth 30% e tregut tonë furnizohet aktualisht me naftë të prodhuar nga Rafineria e Ballshit, me kosto mjaft të ulëta, Shqipëria gjendet mes 15 shteteve evropiane me çmimin më të shtrenjtë. Sipas të dhënave të sotme të portalit “Fuel Prices Europe”, vetëm pak shtete të zhvilluara evropiane kanë çmime më të larta se Shqipëria, ndërkohë që pjesa dërrmuese e vendeve të rajonit ofrojnë çmime shumë më të ulëta.

Në tregun Shqiptar të pakicës, 1 litër naftë shitet mesatarisht 1,251 euro ose 169 lekë. Çmime më të shtrenjta hasen vetëm në shtete si Norvegjia e Islanda 1,6 euro, Suedia 1.4 euro apo Britania e Madhe 1,39 euro.

Thuajse të gjitha vendet e rajonit propozojnë çmime mjaft më të ulëta se Shqipëria. Në Serbi një litër naftë kushton 1.2 euro, në Kroaci e mal të Zi 1.16 euro. Ndërkohë që çmime mjaft të ulëta gjenden në Kosovë ku 1 litër naftë kushton 1 euro, e veçanërisht në Maqedoni, ku çmimi është vetëm 80 cent.

Këto çmime mjaft të larta në Shqipëri hasen në një çast kur nga shtatori i vitit të shkuar në treg po hidhen sasi të konsiderueshme nafte vendi të prodhuar nga Rafineria e Ballshit. Kjo rafineri tashmë është marrë në përdorim nga ‘Ionian Refining’ dhe ‘Trading Company’, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në janar të këtij viti, importi i karburanteve ka rënë me 38% krahasuar me një vit më parë, sasi që është zëvendësuar produkti vendas.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, nafta e Ballshit ka kosto mjaft më të ulëta prodhimi nga ajo e importit, gjë që duhet të reflektohet edhe në çmimin e shitjes me pakicë. Por, përtej çmimit, Shoqata ngre pikëpyetje serioze edhe mbi cilësinë e kësaj sasie nafte që hidhet në tregun shqiptar dhe atë kosovar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.