🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,382 ▲0.91%
DOW 51,758 ▲0.32%
NASDAQ 24,958 ▲2.11%
NAFTA 84.44 ▼0.02%
ARI 4,159 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,673 ▲ +0.87% ETH $1,916 ▲ +1.13% XRP $1.0868 ▲ +1.36% SOL $74.6300 ▲ +1.84%
S&P 500 7,382 ▲0.91 % DOW 51,758 ▲0.32 % NASDAQ 24,958 ▲2.11 % NAFTA 84.44 ▼0.02 % ARI 4,159 ▲1.51 % S&P 500 7,382 ▲0.91 % DOW 51,758 ▲0.32 % NASDAQ 24,958 ▲2.11 % NAFTA 84.44 ▼0.02 % ARI 4,159 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Nagavci: Opozita po e përdorë zgjedhjen e presidentit si mjet bllokimi

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar partitë opozitare se zgjedhjen e presidentit po e përdorin si mjet bllokimi.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar partitë opozitare se zgjedhjen e presidentit po e përdorin si mjet bllokimi.

Ajo tha se opozitarët po shmangin zgjedhjen e presidentit për arsye partiake.

“Rexhep Qosja do të mbetet përjetësisht aktual, pasi ai nuk kritikoi vetëm kohën e vet, por një mënyrë të të bërit politikë që për fat të keq vazhdon të shfaqet edhe sot. Pra shmangia e vendimit, relativizmi i përgjegjësisë, zëvendësimi i qëndrimit me kalkulim. Ja pra ku jemi edhe ne mu përballë pasqyrës që na la profesor Qosja. Zgjedhja e presidentit është një proces i qartësisë sonë politike. Ai nuk është vetëm funksion, por simbol i mënyrës sesi ne e kuptojmë shtetin dhe unitetin.

Në këtë proces dallimet janë të dukshme. Ka nga ata që e trajtojnë si detyrim institucional dhe ka nga ata që e përdorin si mjet bllokimi. Nëse do të ndiqnim logjikën e Rexhep Qosjes, nuk do të kishim shumë mjegull. Kur vendimi shtyhet për arsye partiake, përgjegjësia është shmangur. Ne si shumicë e kemi të qartë qëndrimin tonë. Ky proces duhet të përmbyllet, se shteti nuk mund dhe nuk duhet të mbahet pezull. Presidenti duhet të dalë nga një proces i rregullt dhe të përfaqësojë unitetin e Republikës. Por uniteti nuk ndërtohet duke mos marrë pjesë dhe bllokuar, por ndërtohet duke vendosur. Shteti nuk pret, ai kërkon vendime”, tha ajo, raporton kp.

Kuvendi ka afat kushtetues deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.