🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.30 ▼0.12%
ARI 4,452 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,500 ▲ +0.58% ETH $1,903 ▲ +1.06% XRP $1.0031 ▲ +0.11% SOL $75.5600 ▼ -0.07%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.30 ▼0.12 % ARI 4,452 ▲0.33 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.30 ▼0.12 % ARI 4,452 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Arte

Ndahen 6 çmimet kombëtare të letërsisë. Romani më i mirë i vitit “Një engjëll veshë me frak” i jepet Stefan Çapalikut

Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit bashkë me Ministrinë e Kulturës si çdo fundvit shpalli prurjet më të mira letrare.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” i jepet Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” i jepet Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” i jepet Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situata befasuese”.

Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” i jepet Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”.

Çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” i jepet Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”.

Çmimi “Romani më i mirë i vitit” i jepet Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin:’ për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit referencë polivalente”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.