☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.38 ▲3.06%
ARI 4,711 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,458 ▼ -5.11% ETH $2,183 ▼ -6.38% XRP $1.4665 ▼ -3.9% SOL $89.8800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
roze

Ndahet nga jeta supermodelja dhe aktorja Annabel Schofield pas betejës me kancerin në tru

Modelja dhe aktorja Annabel Schofield ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru.

Ajo ishte shtruar së fundmi në Los Angeles dhe u nda nga jeta më 28 shkurt, sipas raportimit të The Hollywood Reporter. Pas diagnostikimit, Schofield kishte informuar ndjekësit për gjendjen e saj përmes një llogarie në GoFundMe, ku në postimin e fundit, më 18 janar, tregonte se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente për heqjen e tumorit.

E lindur më 4 shtator 1963 në Llanelli, Uells, ajo ishte vajza e producentit britanik John D. Schofield, i përfshirë në filma të njohur si Jerry Maguire dhe As Good as It Gets. Më vonë u zhvendos në Londër, ku nisi karrierën si modele, duke u shfaqur në kopertinat e revistave prestigjioze si Vogue Germany dhe Vogue Italia.

Gjatë karrierës së saj, ajo bashkëpunoi me shtëpi të mëdha mode si Yves Saint Laurent dhe Versace, si edhe me marka të njohura kozmetike. Në fund të viteve ’80 u bë e njohur për një reklamë të Bugle Boy Jeans.

Pas zhvendosjes në SHBA, ajo iu përkushtua aktrimit, duke u shfaqur në sezonin e 11-të të serialit Dallas, ku interpretoi përkrah Larry Hagman. Mori pjesë edhe në filma si Eye of the Widow dhe punoi prapa kamerave në projekte si The Brothers Grimm, Doom dhe City of Ember.

Në vitet e mëvonshme themeloi kompaninë e saj të produksionit, Bella Bene Productions, ndërsa në vitin 2013 botoi romanin “The Cherry Alignment”, të frymëzuar nga përvoja e saj në industrinë e modës dhe filmit gjatë viteve ’80.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.