☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.73 ▲0.02%
ARI 5,017 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,597 ▲ +3.26% ETH $2,233 ▲ +6.66% XRP $1.4658 ▲ +3.76% SOL $93.1200 ▲ +6.16%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.73 ▲0.02 % ARI 5,017 ▼0.88 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.73 ▲0.02 % ARI 5,017 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ndërpriten fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”, shkak mjegulla e dendur

Ditët e fundit janë anuluar të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës së dendur që po zotëron. Edhe sot sipas zyrtarëve të Aeroportit nuk është realizuar as një fluturim. Agjencitë turistike janë duke i dërguar udhëtarët me autobus drejt vendeve fqinje për të fluturuar prej Aeroportit të Shkupit dhe Tiranës.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, për KosovaPress ka konfirmuar se ende as sot nuk është realizuar as një fluturim për shkak të mjegullës së dendur në aeroport.

Ajo pret që gjatë ditës ndoshta me largimin e mjegullës mund të ketë ndonjë fluturim. Sipas saj, sot ishin të parashikuara rreth 50 fluturime, kurse gjatë ditës së djeshme ishin anuluar rreth 63 fluturime.

“Akoma as sot nuk është duke u realizuar as një fluturim në Aeroportin e Prishtinës. Presim ndoshta pak më vonë sot të hiqen mjegullat dhe të fillohet me fluturime. Për sot janë parashikuar rreth 50 fluturime”, thotë Gara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.