☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,041 ▲ +1.62% ETH $2,249 ▲ +2.81% XRP $1.3567 ▲ +1% SOL $84.8900 ▲ +2.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ndërtimet tek diga e Liqenit, Veliaj në protestë me qytetarët para gjykatës

Në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me ndërtimin ose jo të një kompleksi pallatesh tek diga e liqenit, qytetarë të shumta i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të protestuar para Gjykatës Administrative të Apelit, tek zona e rrugës së Durrës.

Në protestë Veliaj tha se “kjo nuk është gjykatë por markatë sepse drejtësia ka dalë në ankand. Ai që ofron më shumë merr produktin”.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon anulimin e vendimit për ndërtimin e këtij pallati dhe akuzon gjyqtarët se janë të lidhur me ndërtuesit. “300 vetë nëpërkëmbin 3 milionë vetë. Sot i kërkoj  gjykatëve të diskretituar të kushërinjve të betonit të japë dorëheqjen ndërsa gjykatësit e pakorruptuar të japin drejtësi”, tha Kryebashkiaku i Tiranës.

Ai tha se Tirana nuk mund të dëmtohet nga një person që kërkon të fitojë miliona euro në kurriz të kryeqytetit. “Ne duam drejtësi. Duam të zbatohet vendimi i Komitetit të Digave, që ka kërkuar ndalimin e punimeve, pasi në të kundërt Tirana do të rrezikohet nga përmbytjet. Ne duam drejtësi. Nëse gjyqtarët nuk japin drejtësi ne do jemi këtu deri sa togat e zeza të përballen me gjyqin popullor”, tha Veliaj.

Ai akuzoi edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si të përfshirë në lodrën politike të shitblerjes. “KLD të mos bëjë lodrën e politikës. Duam drejtësi”, tha Veliaj, duke iu bashkuar protestës tek gjykata administrative

Më herët Veliaj kërkojë ndryshimin e trupës gjyqësore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.