☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 93.19 ▼5.59%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,997 ▲ +3.43% ETH $2,331 ▲ +10.1% XRP $1.5293 ▲ +8.08% SOL $95.7800 ▲ +8.51%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.19 ▼5.59 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.19 ▼5.59 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshimet në Kodin e Punës, përafrim me standardet e BE-së

Kodi i Punës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme, që lidhen me rritjen e standardeve në punë, ndalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e veçantë të grave. Një projektligj që po diskutohet ditët e fundit në parlament përfshin 11 risi në Kod, që e përafrojne legjislacionin shqiptar të fushës me atë europian.

Një kapitulli i veçantë i këtij pr/ligji, i miratuar sot nen për nen nga komisioni i Ligjeve, flet për trajtimin e lejes vjetore dhe të lejeve të lindjes.

Ndryshimet sanksionojnë që çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë leje vjetore, e cila nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë (20 minuta) për punëmarrësit.

Sa i takon ndryshimeve që lidhen me lejen e lindjes, propozimi i ri në Kod i njeh të drejtën të dy prindërve të gëzojnë lejen për përkujdesje ndaj fëmijës së sapolindur. Prindërit tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare, ndërsa kanë të drejtë të marrin leje të papaguar, jo më pak se katër muaj.
Gjithashtu, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës të mund të bëhet vetëm me shkrim, një zhvillim ky, që rrit mbrojtjen në punë edhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar, (mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë).
Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë, etj.
Për herë të parë me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Kjo kategori nxënësish, kur do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, do të paguhen.
Ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.