“Në 1979 Berisha shoqëroi vajzën e Ramiz Alisë një muaj në Paris”
Gazeta Dita botoi sot pjesën e dytë të parathënies së Prof.Dr.Sabit Brokaj për librin e gazetarit Xhevdet Shehu mbi rrëfimet e ish-truprojes familjare të Sali Berishës, Izet Haxhia.
Në një nga pjesët e saj, mjeku i njohur Brokaj zbulon disa detaje të panjohura mbi raportin mes Sali Berishës dhe Ramiz Alisë.
Është krijuar ideja se zgjedhja e Berishës nga Ramiz Alia si i dërguar te studentët e dhjetorit ishte e rastësishme dhe se ata nuk kanë patur njohje përpara lëvizjes së dhjetorit
Por Brokaj e rrëzon këtë alibi.
Ai shkruan :
“Ramiz Alia ka thënë se e çoi Berishën të studentët se ishte nga Tropoja, se në protestë kishte mjaft studentë nga ajo krahinë. I ndodhur në pozitë të vështirë nga bëmat e Saliut, ai justifikohet se nuk e njihte më parë.
Por Ramiz Alia nuk ishte plotësisht i sinqertë. Ai e njihte Berishën të paktën prej vitit 1978. Në Klinikën Speciale ku R.Alia vente të vizitonte H.Kapon, personi që i dilte përpara per ta informuar mbi gjendjen e te semurit zakonisht ishte Berisha.
Në 1979 kur R.Alia erdhi në Paris për të qenë pranë H.Kapos si i dërguar i udhëheqjes, me të erdhi dhe vajza e tij që ndërkohe kreu disa konsulta mjeksore. Shoqëruesi i saj për pothuajse një muaj ishte pikërisht Saliu. Është e pamundur që cilido baba të mos njoh paraprakisht shoqëruesin e vajzës në një vend të huaj”
Mjeku Brokaj, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në 1990 tregon edhe një detaj tjetër nga ditët e protestave të atij dhjetori.
“Në ditën e protestave, çdo natë dekanët e fakulteteve thirreshin në rektorat lidhur me zhvillimin e protestave. Në një nga këto takime erdhi sekretari i K.Q. Xhelil Gjoni. Midis porosive qe ai dha ishte “dergimi prane fakulteteve i disa autoriteteve të partise te cilet do te ndihmonin punen e Partise”, u tha aty. E filloi me Fakultetin e Ekonomisë, mirepo dekani Prof.A.Grazhdani refuzoi personin e rekomanduar pasi ai nuk ishte pritur mirë nga studentët. Së fundi i erdhi radha Fakultetit të Mjekesisë. – Juve e kontrolloni situatën tha Xh. Gjoni, megjithatë do ti themi Saliut t’ju ndihmojë. (!) Pra Saliu ishte ndihmësi i rekomanduar nga udhëheqja e P.P. Unë i thashë që fakulteti ka të tjerë që kane me shume autoritet dhe mirepriten me mire nga studentet. Në pushim para se të largohej, Xhelili më thotë: – Po ti ç’pate ashtu? Unë që e njihja situatën i thashë: Lerini lojrat me Saliun..”
Marrë nga Gazeta Dita