🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,669 ▼0.7%
DOW 46,534 ▼0.98%
NASDAQ 22,322 ▼0.7%
NAFTA 95.79 ▲0.27%
ARI 4,889 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,673 ▼ -3.7% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4593 ▼ -4.45% SOL $90.0300 ▼ -5.18%
S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 % S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Në gjysmën e dytë të këtij viti fillojnë punimet për ndërtimin e tubacionit

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit Natyror Trans Adriatik (TAP), i parë i këtij lloji që ndërtohet në Shqipëri dhe me rëndësi të madhe për vendin tonë, ka filluar konkretisht punimet ndërtimore për rrugët hyrëse dhe urat, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti do të nisë ndërtimin e tubacionit.

Ekspertë të TAP shprehen se, gjatë këtij viti projekti përfshin ndërtimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në zonat e Korçës, Beratit dhe Fierit si dhe fillimin e shpërndarjes së tubacioneve.

Përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt janë të shumëanshme: janë përfitime gjeopolitike, pasi pozicioni dhe pesha e Shqipërisë në dimensionin gjeopolitik ka për të qenë më e madhe. TAP-i do të ofrojë një burim alternativ të energjisë, siç është gazi natyror. Ndërsa punimet e ndërtimit të tubacionit, do të jenë një mundësi për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe të gjithë bizneseve të tjera, gjithashtu dhe një përfitim shumë i madh nga ana e TAP-it.

Sipas specialistëve, përftim tjetër i projektit do të jenë edhe “rrugët e aksesit”, ose rrugët hyrëse dhe urat, ku tashmë ka filluar ndërtimi i tyre.

Lidhur me zonat, punimet e TAP-it mund të ndahen në tre seksione kryesore: seksioni i lindjes Devoll – Korçë , seksioni qendror Çorovodë- Berat, përfshi zonën e Malit të Ostrovicës, si dhe sektori perëndimor nga Berati në stacionin e kompresorëve dhe pikën e daljes në Fier.

Në të tre seksionet e tubacionit po punohet në rrugët hyrëse dhe urat në mënyrë që të mundësohet fillimi i shtrimit të tubacionit. Ky proces do të nisë fillimisht në zonën fushore të Fierit dhe Korçës dhe në 2017-ën do të kryhen punimet në zonën e Çorovodës dhe zonën malore që është edhe zona më sfiduese.

Gjatësia e tubacionit në Shqipëri është rreth 215 km dhe kompanitë që do të merren me këtë operacion gjigand janë me eksperiencë shumë të madhe. Punimet po kryhen me shumë kujdes në gjithë gjurmën e gazësjellësit, me qëllim realizimin me sukses të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.