☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Në kërkim të vrasësit. Pas videove, dhjetëra telefonata drejt policisë

Të stimuluar edhe nga shpërblimi prej 10 mln lekësh, dhjetëra telefonata kanë mbërritur sërish në Policinë e Tiranës pas publikimit të videos së dytë të vrasësit të ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku.

Të gjitha informacionet e administruara nga uniformat blu po i nënshtrohen verifikimeve por ende hetuesit nuk kanë në dorë një identikit konkret të autorit të dyshuar.

Personi që po kërkon policia është 1 metër e 75 cm i gjatë dhe rreth 30 vjeç, por fakti që asnjë person s’e ka njohur apo shprehur dyshime mbi një emër konkret i ka shtryrë specialistët e krimeve ndaj jetës të mos përjashtojnë as mundësinë që vrasësi të jetë një shtetas i huaj, ose person që jeton jashtë territorit të Shqipërisë.

Për këtë po kryhen edhe verifikime në sistemin TIMS mbi personat me precedentë penalë, apo të dyshimtë që kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ditët para dhe pas vrasjes.

Në videon e dytë autori duket 1 orë e 13 minuta para ekzekutimit, në pjesën ballore të pallatit ku banonte komisari dhe mesa duket ai ka studiuar mirë territorin.

Policia po analizon edhe disa gjurmë gishtash dhe monstra ADN-je që janë mbledhur në vendngjarje, të cilat do të krahasohen me të dhënat e kontigjentit kriminal.

Hetimet për vrasjen e bujshme janë fokusuar në 3 pista, për shkak të gjakmarjes, për shkak të detyrës dhe ajo për shkak të konkurrencës, ku i ndjeri Cuku së fundmi administronte një shoqëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.