☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.75 ▲2.41%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,371 ▲ +4.05% ETH $2,357 ▲ +8.3% XRP $1.5958 ▲ +10.92% SOL $95.4000 ▲ +4.37%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Në Kosovë rreth 200 milionë euro pjesë e ekonomisë së zezë

BE­ja ka mbështetur institucionet e Kosovës në vlerësimin e shtrirjes së ekonomisë joformale në Kosovë. Sot janë publikuar rezultatet e këtij vlerësimi. Këto të dhëna tregojnë se ka një rënie të vogël të nivelit të ekonomisë joformale.

euro1-690x388Mirëpo, ende rreth 200 milionë euro janë shënuar si pjesë e ekonomisë së zezë në Kosovë. Buxheti i Kosovës ka humbur rreth 63 milionë euro nga tatimi në të.

Christof Stock, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE­së në Kosovë, ka theksuar se jeta e qytetarëve të Kosovës nuk mund të përmirësohet nëse nuk e dimë se çfarë po e vështirëson rritjen ekonomike. “Prandaj, nuk mund të flasim në mënyrë reale për luftimin e ekonomisë joformale pa pasur një ide për shtrirjen e saj dhe arsyet”, shtoi Stock.

Që këtej, ishte shumë e rëndësishme që të vlerësohej shtrirja e ekonomisë joformale dhe ky proces i suksesshëm është udhëhequr nga Ministria e Financave dhe institucionet e tjera përkatëse.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të ekonomisë joformale dhe se si kjo do të ndihmojë institucionet e Kosovës në luftën kundër këtij fenomeni negativ të shoqërisë kosovare. Rezultatet konkrete do të përkthehen në rritje të të hyrave të buxhetit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ky vlerësim është bërë i mundur përmes mbështetjes së projektit IPA 2011 “Mbështetje për institucionet e Kosovës në luftimin e krimit financiar dhe ekonomik”, menaxhuar nga Zyra e BE­së në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.