☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,366 ▲ +0.39% ETH $2,300 ▲ +2.38% XRP $1.3625 ▲ +0.23% SOL $85.3800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Në Malinë, banorët akoma ndjehen të trishtuar

Banorët e fshatit Malinë të Malësisë së Shkupit, kanë mbetur të tmerruar si pasojë e aksionit policor një ditë më parë në këtë fshat. Ata thonë se policia ka rrethuar shtëpitë e tyre, duke mos i dhënë shpjegim, ndërsa disa prej tyre i kanë bastisur, kryesisht shtëpitë pa pronarë. Banorët mohojnë të kenë parë diçka të dyshimtë që mund të ketë lidhje me atë që ndodhi mbi fshatin Gushincë. Ata i bëjnë thirrje subjekteve politike shqiptare që të kujdesen për ta. Sipas banorëve, pas këtij aksioni ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duhet të japë dorëheqje.

Njëra nga shtëpitë e bastisura, në derë kishte të vendosur urdhrin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për bastisje, në të cilën shkruhej akuza për trafikim armësh. Në njoftimin e policisë ndërkohë, shpjegohej se aksioni policor është ndërmarrë bazuar në dyshimet se ato shtëpi janë frekuentuar nga njerëz të armatosur të cilët pak ditë më parë sulmuan stacionin policor mbi fshatin Gushincë të Komunës së Likovës dhe vodhën armë në të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.