🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.27 ▼1.25%
ARI 4,660 ▼4.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,509 ▼ -0.98% ETH $2,146 ▼ -1.66% XRP $1.4506 ▼ -0.62% SOL $88.9500 ▼ -1.17%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.27 ▼1.25 % ARI 4,660 ▼4.82 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.27 ▼1.25 % ARI 4,660 ▼4.82 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Në portin e Durrësit: Sezoni i kroçerave nis nesër me anijen turistike “Berlin”

Të shtunën paradite në portin e Durrësit do të ankorohet kroçera “Berlin”, me 352 turistë në bord. Pjesa më e madhe e tyre (314) janë nënshtetas gjermanë, por nuk mungojnë edhe turistë nga Austria (23), Zvicra (3), si dhe Bjellorusia, Kroacia, Hollanda, Norvegjia, Rusia dhe Afrika e Jugut.

Nga të dhënat e agjencisë pritëse Intermed shipping mësohet se kroçera ka nisur lundrimin e saj në Venecia më 23 mars, për të vijuar në Dubrovnik dhe Shebenik (Kroaci), Durrës (Shqipëri), Korfuz (Greqi), Bari (Itali) dhe Kotorr (Mali i Zi). Një pjesë e turistëve do të vizitojnë në mënyrë të organizuar qytetet e Krujës dhe Tiranës, ndërsa pjesa tjetër do të vizitojnë muzetë dhe monumentet arkeologjike dhe historike të Durrësit.

Në portin e Durrësit mbërriti kroçera “Thomson Majesty” Foto Gezim Kabashi (3)Kroçera “Berlin” vjen për herë të parë në portin e Durrësit dhe pritet të ankorohet në kalatën 5 rreth orës 07.30. Ajo ka një gjatësi prej 139.3 metra dhe është regjistruar në Valleta me flamur maltez. Në bordin e saj punon një personel prej 176 vetë.

Në portin e Durrësit gjatë vitit 2016 priten edhe 20 kroçera me kapacitet te madh. Bashkë me to do të ankorohen edhe disa velierë luksozë, që prej disa vitesh ndalojnë në portin më të madh të vendit tonë.

Kroçerat kanë gjatësi nga 140 në 215 metra.  Pjesa dërmuese e tyre si “Berlin”, “Thomson celebration”, “Sirena”, “Explorer”, “Albatros” dhe “Seven Seas Navigator” do të lundrojnë për herë të parë drejt Durrësit, duke kryer 18 nga 21 lundrimet.

Megjithëse Durrësi është një port përpunimi mallrash, vazhdimisht Autoriteti Portual ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave në kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe për lehtësimin e lëvizjes së turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit prej 10-14 orë në Durrës.

1 Koment

  • taso kume 25 March 2016, 15:03

    NUK behet turizem me nje porte ,po te doni tu vi PARAJA risni kapacitetet dhe ne portin e VLORES ,SARANDES E SHENGJINIT,e bete politiken e porteve njesoj si ne kohen e KOMUNIZMIT KU RITESHIN KALATAT VETEM NE PORTIN E DURSIT,ju dhjevsha politiken ekonomike qe beni,turizmi nuk eshte vetem TIRANA

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.