Kronika
Në Shqipëri 11% e fëmijëve pre e ngacmimeve seksuale. Gjebrea: Në 2014 rritje të denoncimeve
Shoqëria civile dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar sot një tryezë të rrumbullakët për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.
Sipas të dhënave të publikuara gjatë këtij aktiviteti, 11% e fëmijëve në Shqipëri janë pre e ngacmimeve seksuale ndërsa 5% e fëmijëve janë pre e dhunës seksuale.
Nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile është deklaruar se nuk ka regjistër për viktimat e dhunës.
Ndërsa zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se në vitin 2014 ka rritje të rasteve të denoncuara. Sipas saj, janë 97 denoncime për krime seksuale gjatë viti 2014.