Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.75 ▲2.48%
ARI 4,731 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,985 ▼ -1.54% ETH $2,184 ▼ -3% XRP $1.3406 ▼ -3.38% SOL $82.5400 ▼ -4.29%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,731 ▼0.97 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,731 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Opinion

Në vend të një “autokritike” para kryeministrit

Nga Mero Baze

Bie plotësisht dakord që Shqipëria ka marrë një ritëm të jashtëzakonshëm zhvillimi në fushën e ndërtimeve dhe sidomos në infrastrukturën për turizëm, çka në një farë mënyre po i del para fluksit në rritje të papërballueshme të turizmit në Shqipëri.

Dhe shumë mirë që kryeministri e ka shqetësim personal këtë dhe thërret studio të famshme arkitekture, që u di dhe sa punonjës kanë. Dhe shumë mirë që këta shqiptarët miliarderë që do ta ndërtojnë kullën, nuk ja tregojnë sa punëtorë kanë.

Bile plotësisht dakord dhe me sulmin e tij ndaj gjithë kritikëve të kullës, ndaj Lulzim Bashës që e çon në SPAK, (edhe pse një nga ndërtuesit e kullës është në hetim nga SPAK), ndaj Arlind Qorrit që është kundër kapitalizmit, ndaj të tjerëve që dyshojnë për pazare politike etj.

Dhe shumë mirë ma ka bërë dhe mua që kam dashur të bëj pis Shkëlzenin, duke i prishur rehatin “Mëhallës së Kullës” në Rolling Hill, vetëm për faktin se këta që kanë vënë emra si ndërtues janë zara të tij.

Bie dakord dhe me Shkëlzenin që falenderon Edi Ramën që ua tregoi vendin të gjithëve që kanë probleme me kullën.

Por e vetmja gjë që nuk kuptoj është përfundimi i Edi Ramës që të mos merremi me thashetheme se kush qëndron pas investitorëve, që kanë nofka në vend të mbiemrit.

Këtu e ka tepruar pak, se më çon dëm gjithë autokritikën, duke pranuar se ka frikë që i del emri Shkëlzenit.

Se unë vetëm kaq kam problem, që Shkëlzeni është investitori i fshehtë i kullës. Dhe jo vetëm unë. E kanë problem miliona shqiptarë që e kanë nxjerrë “non grata” me vota Sali Berishën, njësoj si aleatët tanë strategjik, që e kanë nxjerrë me ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.