☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.89 ▼1.74%
ARI 4,689 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,450 ▼ -0.32% ETH $2,138 ▼ -2.14% XRP $1.4553 ▼ -0.72% SOL $89.1100 ▼ -0.74%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.89 ▼1.74 % ARI 4,689 ▲1.81 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.89 ▼1.74 % ARI 4,689 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Negociatat në pikën zero, Basha: Nuk tërheqim asnjë kërkesë

Takimi i dytë i negociatorëve të qeverisë dhe opozitës nuk ka prodhuar akoma uljen në tryezën e dialogut të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Negociatorët Balla dhe Bylykbashi u takuan të hënën paradite, por nuk konfirmohet ndonjë avancim domethënës në bisedime. Pengesë është kushti i opozitës për qeverinë teknike, të cilin Lulzim Basha e rikonfirmoi, ndërkohë që negociatorët ishin ende në takim.

“Tani do thotë dikush negociatë është, çfarë do lëshosh dhe çfarë do lëshojë. Po i them që këto nuk janë kushtet e mia, këto janë kushtet e popullit dhe harrojini që do të lëshojmë ndonjë gjë nga këto kushte. Asgjë. Vetëm qeveri teknike që do të zbatojë ligjin e dekriminlaizimit, do të luftojë drogën dhe do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Asnjë tërheqje”, deklaroi Basha.

Për herë të parë, Basha foli për faktorin Meta, por sipas analizës së kreut të opozitës, edhe ai dukej i pamjaftueshëm për Edi Ramën.[poll id=”22″]

“Ndodhemi në një situatë ku Edi Rama ka ofertën e Ilir Metës për një koalicion edhe për zgjedhjet e ardhshme. Pse nuk e dorëzon karriken për të patur zgjedhje të lira e të nderhsme? Ka frikë se edhe po ta ketë Ilir Metën në varg, po i iku karrikja, po i ikën veglat me të cilat ka ndërmend të shkatërrojë zgjedhjet e ardhshme, ai e di se gjykimi popoullor do të jetë i pamëshirshëm me votë të lirë e të ndershme”, tha Basha.

Kryetari i PD, që nuk hoqi dorë nga akuzat edhe për përfaqësuesit e huaj, u duk i vendosur për arritjen e qëllimit final të protestës.

“Do të përpiqen të kërcënojnë kë të mundin e të blejnë kë të munden, shqiptarë e të huaj, sado zhage të nxirrni e kujtdo t’ia jepni, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të patur”, shtoi Basha.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.