☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.19 ▲1.56%
ARI 4,518 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,491 ▲ +1.08% ETH $2,045 ▲ +2% XRP $1.3520 ▲ +1.17% SOL $83.6200 ▲ +1.03%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.19 ▲1.56 % ARI 4,518 ▼0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.19 ▲1.56 % ARI 4,518 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Nepal, të paktën 4 viktima dhe disa ndërtesa të shembura

Dy javë nga tërmeti shkatërrimtar, që mori më shumë se 8000 jetë njerëzish e rrafshoi zona të tëra të banuara, Nepali goditet nga një tjetër lëkundje e frikshme toke, e magnitudës 7,3 ballë.

Epiqendra këtë radhë ishte në afërsi të qytetit Namche Bazar, pranë Everestit. Luhatjet janë ndierë deri në kryeqytetin e Indisë, Delhi dhe atë të Bangladeshit, Dhaka, pa përmendur dhe vetë Katmandunë e dëmtuar rëndë.

Të paktën 4 viktima janë shkaktuar në një fshat qendror të Nepalit pas kësaj tronditjeje, teksa raportohet se në Chautara të qarkut të Sindhupalchoëk, në veri të kryeqytetit Katmandu, humbjet e jetëve kanë ardhur pas shembjes së disa godinave, – tha një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Një tjetër zyrtar i qarkut tha se 12 persona të tjerë janë plagosur, pikërisht në qarkun me numrin më të madh ndër 8 mijë viktimat e para dy javëve. Mësohet se pas lëkundjes së madhe ka pasur edhe tri të tjera më të lehta.

Njerëzit në Katmandu vrapuan të dalin nga ndërtesat, me bindjen se në rrugë do të ishin më të sigurt. Epiqendra e regjistruar në zonën rurale pranë kufirit me Kinën, ka qenë në një thellësi prej 18,5 kilometrash, ndërsa ajo e tërmetit të 25 prillit ishte në 15 kilometra thellësi.

Tërmete të tilla me të cekëta kanë gjithmonë shumë më tepër gjasa se të tjerët, për të shkaktuar dëme më të mëdha në sipërfaqe. Disa prej njerëzve nëpër rrugë nisën të qanin. Situata më vonë u qetësua, por frika nuk është fashitur krejtësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.