☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,218 ▲ +1.02% ETH $2,109 ▲ +2.37% XRP $1.3402 ▲ +1.25% SOL $83.4100 ▲ +0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Neritan Ceka pazare në Itali me votat e arbëreshëve dhe shqiptarëve

Mediat italiane kanë zbuluar sot detaje të reja në lidhje me një skandal korruptiv, në të cilin është i përfshirë edhe Neritan Ceka, i cili i ka premtuar kryetarit të Bashkisë në ishullin Ischia, Giosi Ferrandino vota të shqiptarëve në Itali për llogari të tij.

Neritan Ceka
Neritan Ceka

Këto fakte dalin në dritë pas disa përgjimeve, të cilat nisin qysh nga marsi i vitit të kaluar kur dy persona, Francesco Simone e Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të CPL (kooperativë shërbimesh) dhe i dyti menaxher komercial në Lazio, la Campania dhe Sardenjë, të cilët diskutojnë si të financojnë shoqata dhe fondacione të lidhura me politikën.

Për shembull, Simone thotë: “Unë preferoj t’i jap 25.000 euro italianëve europian të D’Alemas, që është gati të bëhet komisioner evropian”, “D’Alema zhyt duart e tij në m*t ashtu siç bëri me ne dhe na dha gjërat.”

Kryetari i komunës i arrestuar, Giosi Ferrandino, ishte një makinë lufte (elektorale). Në zgjedhjet e fundit për parlamentin europian ai kishte 82 301 vota. Këtu del sërish në skenë Francesco Simone dhe kooperativa e tij e shërbimeve angazhohen për të preferuarin e tyre.

Nga përgjimet del se Simone kishte “miqësi” me ambasadorin tonë Neritan Ceka dhe se kishin rënë dakort për të blerë vota per kryetarin Giosi Ferrandino, i cili po tentonte të zgjidhej për në paralamentin europian.

Ja çfarë është përgjuar gjatë një dreke mes të dyve: “Simone telefonon kryetarin e komunës, Ferrandino dhe i tregon atij se ai është duke folur vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet europiane; ­“janë tridhjetë mijë vota”. ­Dhjetë mijë vota dalin gjithsesi, prit po të kaloj ambasadorin, kështu e fton deri në Ischia”.

Më 14 shkurt, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve Simone organizoi një drekë në restorantin Grazia Deledda në Romë për të folur për investimet në Shqipëri. Gjatë këtij takimi telefonon kryetari i Bashkisë Ferrandino dhe i tregon atij se është me Cekën, me të cilin ” po flet pikërisht vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane: ” po, po, por ata janë shqiptarët që jetojnë tani në Itali prej 15 vjetësh dhe kanë nënshtetësinë italiane, ne fillojmë me … ” Sa shqiptarë janë …” (Simone kthehet tek personi afër tij ) 30 000 janë, kuptohet të gjithë ata që votojnë në Itali tashmë …”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.