☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.32 ▲2.21%
ARI 4,442 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,022 ▼ -1.45% ETH $2,118 ▼ -2.15% XRP $1.3893 ▼ -1.92% SOL $89.1000 ▼ -3.5%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.32 ▲2.21 % ARI 4,442 ▼2.42 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.32 ▲2.21 % ARI 4,442 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg në Itali, pasi akuzohet për grabitje dhe dhunë ndaj një 14-vjeçari.Vendimi u mor në procedurë të përshpejtuar nga gjykata, pasi sipas hetimeve ai dhe disa bashkëpunëtorë kishin terrorizuar të miturin për muaj me radhë për t’i marrë para.

Ngjarjet kanë ndodhur mes shtatorit 2024 dhe prillit 2025 në qytetin Borgo San Lorenzo, ndërsa i pandehuri ka qenë prej kohësh në arrest shtëpie, ku edhe ka pritur shpalljen e vendimit të gjykatës.

Sipas hetimeve, i riu së bashku me disa bashkëmoshatarë i bënin presion çdo javë 14-vjeçarit. Ata e ndalonin në rrugë dhe nën kërcënimin se do e dhunonin, e detyronin t’i jepte paratë që kishte me vete.

Shumat e marra ishin të vogla, nga disa monedha deri në 15 euro, por gjatë muajve dyshohet se grupi i ka marrë të miturit rreth 200 euro në total. Sipas dëshmive, autorët e kërcënonin shpesh me fjalë si: Nëse nuk më jep para, do të të rrah, ose do të vij të të gjej në shtëpi.

I frikësuar nga kërcënimet, 14-vjeçari nuk u kishte treguar prindërve për dhunën dhe presionin që po përjetonte. Ai vendosi të flasë vetëm më 26 prill 2025, pasi 21-vjeçari dyshohet se i mori me forcë portofolin ku kishte para.

Pas kësaj ngjarjeje, babai i të miturit ndërhyri për të mbrojtur djalin nga provokimet e tjera. Megjithatë, sipas hetimeve, ai u sulmua nga grupi me shkopinj.

Falë dëshmive të viktimës dhe identifikimeve përmes fotografive, hetuesit arritën të identifikojnë personat e dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Përveç 21-vjeçarit të dënuar, në hetim janë përfshirë edhe tre nxënës të tjerë, të cilët në kohën e ngjarjes ishin 16 dhe 17 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.