☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,927 ▲ +0.21% ETH $2,233 ▼ -0.04% XRP $1.1527 ▼ -0.72% SOL $89.6300 ▲ +0.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë! Procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në lokale. Lidhur me këtë operacion mësohet se janë vënë në pranga 4 persona dhe është proceduar penalisht një tjetër.

Policia thekson se tre prej te arrestuarve u kapën në rrugën “Gjergj Legisi” në një lokal duke luajtur “Poker”. Lokali ishte në pronësi të një 58-vjeçari i cili është mes personave të arrestuar. I arrestuari tjetër u kap në lokalin e tij në Vaqarr. Gjatë këqyrjes së celularit të tij iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i lojërave”. Goditen 2 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, në lokale. Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1. Sekuestrohen tavolina pokeri, celularë dhe shuma parash.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, për organizmin e lojërave të fatit në ambiente të vëna në dispozicion për këtë veprimtari të paligjshme, kanë vijuar kontrollet dhe kanë zbuluar 2 ambiente të tilla.

Në vijim të veprimeve procedurale, u vunë në pranga shtetasit: -N. P., 58 vjeç, A. K, 42 vjeç dhe L. P., 52 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi M. Q., pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, Tiranë, janë konstatuar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit N. P., duke luajtur lojën “Poker”;

-E. K, 22 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Vaqarr, gjatë këqyrjes së celularit iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.